HOLANDË- Gjashtëdhjetë e një pasagjerë në dy fluturime nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë për COVID-19 pas mbërritjes në Amsterdam, njoftoi të shtunën Autoriteti Shëndetësor Holandez , i cili po analizon rezultatet për variantin e ri Omicron.
Nga 531 pasagjerë, 61 u bllokuan dhe autoritetet vendore shendetësore urdhëruan karantinimit e tyre në një hotel pranë aeroportit Schipol të Amsterdamit i cili po monitorohet me masa të rrepta për të minimizuar infektimet me variantin e ri
Pas takimit të mbajtur në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendosi ta njohë me emrin “Omicron” variantin e ri të Covid-19, që njeh 32 mutacione. Bota është në alarm pasi ai përhapet më shpejt dhe mund të thyej të gjitha mbrojtjet e deritanishme të antitrupave të krijuara si natyralisht ashtu edhe përmes vaksinimit.
Dhjetëra vende anembanë botës, përfshire SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur ndalime udhëtimi kundër një numri vendesh të Afrikës Jugore në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e këtij varianti të ri të koronavirusit.