Holandë- Një shqiptar 20-vjeç është arrestuar në Holandë, pasi nga kontrolli në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar 160 mijë euro cash. Identiteti i të riut shqiptar nuk jepet nga autoritetet holandeze, ndërsa ai u zbulua pasi kishte një sjellje të çuditshme që tërhoqi vëmendjen e efektivëve. Fillimisht ai zbriti nga makina luksoze tip 'Audi' dhe hyri në një ndërtesë, ndërsa në momentin që doli policët filluan ta ndiqnin. 20-vjeçari po hetohet për pastrim parash në Holandë, pasi dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.
Komento