Dikur një nga vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por sot Hollanda ka ndryshuar plotësisht qëndrim. Ndërsa ka pritur homologun e tij shqiptar, ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Vendeve të Ulta, Bert Koenders ka shprehur mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministri Bushati e njohu homologun hollandez me hapat e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim Bushati vlerësoi rolin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në proceset integruese Euroatlantike si dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.

Shefi i diplomacisë shqiptare tregoi edhe hapat konkretë të qeverisë në kursin e reformave në Shqipëri dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rajonit të Ballkanit Perëndimor, rrolit e kontributit të rëndësishëm që Shqipëria ka në bashkëpunimin Rajonal. Ministri Bushati informoi homologun Koenders lidhur me iniciativat rajonale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi, Presidencën shqiptare të radhës në SEECP. Ministri Bushati u ndal tek procesi i Berlinit, ecuria e tij dhe  tek përgatitjet e Samitit e Vjenës.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)