FRANCË- Presidenti francez Fransua Hollande ka deklaruar se ka akoma kohë për të arritur një marrëveshje por sipas tij kjo do të jetë një vendim i qeverisë greke. Hollande tha se ka akoma disa orë para se negociatat të përfundojnë. Sipas tij Greqia ka vendosur të bëjë një referendum dhe ai beson se kjo është një çështje e tyre sovrane, është demokraci. Është e drejta e popullit grek të flasë për të ardhmen e vet, tha presidenti francez.

Do të jetë fondamentale nëse grekët duan të qëndrojnë në zonën euro, është vendi i tyre, por vendimi ngelet tek ata nëse duan të marrin përsipër rrezikun të dalin. Franca është gjithmonë e disponueshme për të rinisur dialogun. Sot është gjithmonë mundësia për një akord, tha Hollande, nesër kjo do të varet nga përgjigja e grekëve në referendumin që është propozuar. 

Presidenti francez gjithashtu theksoi se Franca nuk ka asgjë për të cilën të ketë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Ekonomia franceze, tha ai është sot më e fortë se katër vjet më parë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se është në dorë të Greqisë të ecë përpara me situatën e krijuar.

Në një takim me përfaqësues të parties së saj, kristinademokratëve gjermanë, Merkel tha se vendimet përsa i përket Greqisë mund të merren vetëm ditë pas dite për shkak të pasigurisë së situates së tanishme. Merkel gjithashtu deklaroi se është e gatshme të bisedojë përsëri me kryeministrin grek nëse Tipras dëshiron.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)