Presidenti francez, François Hollande premtoi sot mbështetjen e Francës për qeverinë e re irakiane e formuar në mënyrë demokratike, pak pas mbërritjes në Bagdad ku u takua me homologun, Fouad Massoum.
"Ndodhem sot këtu për të konfirmuar mbështetjen dhe solidaritetin e Francës për qeverinë e re irakiane, që është formuar në mënyrë demokratike", deklaroi ai.
Kjo vizitë është e para për një president të huaj në Bagdad që prej fillimit, më 9 qershor, të ofensivës së xhihadistëve të Shtetit Islamiik në Irak.
Kjo vizitë u zhvillua në një kohë që një koalicion po formohet rreth SHBA-së për të shkatërruar këtë grup ultra radikal, gjithashtu aktiv në Siri. Hollande, i cili do të takohet gjithashtu me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, do të vijojë vizitën në Erbil, në veri të Irakut, për livrimin e 15 tonë ndihma humanitare.
Ai u shoqërua nga shefi i diplomacisë, Laurent Fabius dhe ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.
Franca njoftoi dje, nëpërmjet Laurent Fabius, se do të merrte pjesë nëse do të ishte e nevojshme në një veprim ushtarak ajror në Irak./ATSH/
/Shqiptarja.com