TIRANË-Artistë, politikanë, shkrimtarë, përkthyes si dhe miq e të afërm zhvilluan sot homazhe në nderim të përkthyesit dhe studiuesit, Petro Zhejit, i cili u nda sot nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Në ceremoninë e lamtumirës që u zhvilluan në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta pasi vendosi buqetën me lule pranë trupit të pa jetë të përkthyesit Zheji, në një prononcim për mediat u shpreh se, "kjo është dita e dhënies së lamtumirës një mendimtari dhe kijuesi të niveleve europiane që në atë kohë kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar në mes të Europës".
Kryeministri Edi Rama, homazhe ne nderim te Petro Zhejit; Foto Flor Abazi
Megjithatë, shtoi Meta, "kjo është edhe një ditë mirënjohjeje për trashëgiminë e shkëlqyer intelektuale që studieusi, përkthyesi dh mendimtari i shquar Petro Zheji lë pas".
Edhe Kreu Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pasi nderoi përkthyesin Petro Zheji theksoi se, ""ndarja nga jeta e Petro Zhejit është një humbje e parikuperueshme për familjen por është edhe një humbje e parikuperueshme për letrat shqipe, për miqtë dhe apostujt e tij të elitës shqiptare të letrave, intelektualët shqiptarë. Ngushëllimet e mia për familjen Zheji. Petro Zheji të gjejë paqen e merituar, ndërsa të gjithë admiruesit, bashkëpunëtorët, kolegët dhe nxënësit e tij të sotëm dhe të nesërm, të kenë forcë dhe vullnet për të çuar përpara mendimin, studimet e papërsëritshme dhe me vlerë që na ka lënë si amanet dhe trashëgimi e çmuar".
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, homazhe ne nderim te Petro Zheji; Foto Flor Abazi
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e pranishme në homazhe theksoi se, "jam rritur me letrat dhe me shpirtin universal dhe me gjuhën shqipe të Petro Zhejit dhe me dashurinë për gjuhën në përgjithësi dhe për kulturën botërore. Me shkrimtarin me shkronja kapitale, nuk mund të ndahemi dot. Do të ndahem me Petro Zhejin kur të ndahem vetë nga jeta ime. Është monument kulture nga ato që nuk vdesin kurrë. Besoj që si shqiptarë jemi me fat që kemi të tillë njerëz që rrëzojnë mitet sepse ata janë vetë miti".
Petro Zheji, kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare është ndarë sot nga jeta në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, homazhe ne nderim te Petro Zhejit; Foto Flor Abazi
Homazhet në nder të përkthyesit dhe studiuesit të gjuhës shqipe do të kryhen në orën 14.00-15.00 në sallën UNESCO, në Muzeun Historik Kombëtar.
Ai është një ndër figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare duke qenë një përkthyes, studiues dhe gjuhëtar mjaft i njohur.
Poliglot që e njihte me themel shqipen dhe filozofinë e saj, njihte e zotëronte deri në rrënjë edhe gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishtën e vjetër dhe latinishten.
Ringjalla " Tolstoit,", "Obllomovin " i Goncarovit, (nga rusishtja), "Vitet e zemërimt" të Shtajnbekut, (nga anglishtja), "Zoti President " dhe "Papën jeshil" të Asturiasit (nga spanjishtja), janë disa nga veprat e përkthyera prej filozofit dhe eruditit Petro Zheji, por pa harruar vëllimin e dytë të "Don Kishotit", nga spanjishtja. Një vit më parë në Panairin e Librit, Petro Zheji, u vlerësuar me çmimin e mirënjohjes, çmim që u tërhoq nga djali i tij, publiçisti Artur Zheji.
Petro Zheji realizoi pas një pune të thellë dhe të pandërprerë studimin e tij me dy vëllime " Shqipja dhe Sanskritishtja".
I lindur në Gjirokastër më 16 tetor 1929, Petro Zheji ka qenë arsimtar, përkthyes i sprovuar dhe gjuhëtar me erudicion. Vëllai i tij, Gjergj Zheji ka qenë një personalitet me peshën e vet në fushën e letrave./ATSH/
/Shqiptarja.com