Një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, u nda nga jeta një ditë më parë në mënyrë të papritur.

Kryekomisari Nikoll Vatnikaj ka pësuar  mësohet se ka pësuar një atak kardiak e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve të njohura në Shqipëri.

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”­, shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë. 
vatnikaj
Homazhet në nderim të ish-kryekomisarit nisën rreth orës 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa më pas trupi i pajetë i Nikoll Vatnikajt do të përcillet drejt banesës së fundit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com