Homazhe për aktorin Demir
Hyskja, merr pjesë dhe Meta

Homazhe për aktorin Demir<br />Hyskja, merr pjesë dhe Meta
Ashtu siç ishte lajmëruar në ambientet e teatrit Skampa janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit të madh Demir Hyskja, i ndarë nga jeta mëngjesin e të shtunës.
 
Qytetarë të Elbasanit, të njohur, miq, aktorë të skenës dhe ekranit i janë bashkuar homazheve në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Mesazhe ngushëllimi, dhimbje dhe lot janë përcjellë në këtë ditë dhimbjeje për artin dhe për të gjithë ata që e njohën nëpërmjet ekranit dhe nga afër Demir Hyskjan.
 
Drejtues lokalë, deputetë dhe personazhe të njohur kanë bërë homazhe duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit personazhit të dashur të filmit shqiptar që do të mbetet gjithmonë në kujtesë me imazhin dhe lojën e tij artistike.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Kryetari i Parlamentit nënvizoi se “Demir Hyskja përfaqëson atë plejadë vezulluese të artistëve të mëdhenj që në kohë të vështira bënë art të madh për popullin por edhe për vlerat dhe trashëgiminë që kanë lënë për brezat”. “Ikja e Demir Hyskes ishte një humbje e madhe që i ka trishtuar të gjithë. Demir Hyskja ishte një aktor i madh e njëkohësisht mjaft popullor. Ai ka bërë gjithçka për të krijuar role të vërteta të pavdekshëm. Ai ka shprehur shpirtin e popullit tonë", tha Meta.

Meta theksoi se vjen edhe si kryetar i Kuvendit, pasi Demir Hyskja ka qenë edhe deputet i Elbasanit para viteve '90-të. "Demir Hyskja ka qenë për 20 vjet deputet i Kuvendit të Shqipërisë para viteve 90. Por unë nuk e di se si do të ndjehej ai nëse do të ishte deputet me një Kuvend si ky i sotmi. Sepse pavarësisht se i përkiste atij parlamenti ai përfaqësonte përpjekjet e popullit shqiptar për zhvillim dhe prosperitet. Çdo parlament do ta kishte për nder të kishte një deputet të tillë. Njerëz të tillë duhen nderuar, ata e kanë merituar me punën dhe veprën e tyre nderimin e popullit tonë", theksoi ndër të tjera kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë homazheve të zhvilluara në ambientet e Teatrit Skampa në Elbasan.

meta ne homazhe
meta ne homazhe
(Meta gjatë homazheve për Artistin e Popullit, Demir Hyskja)

Për gati dy orë vargje njerëzish i kanë qenë pranë familjarëve në momentet e dhimbjes për largimin e aktorit të shquar elbasanas. 

Ndërkohë, ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të madh ka shprehur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e quan humbje të madhe për kinematografinë. 

basha
(Mesazhi ngushëllues i Lulzim Bashës)

"Dje u nda nga jeta Demir Hyskja, nje prej ikonave te kinematografise shqiptare. Demir Hyskja, ndertoi pergjate mbi 3 dekadave te jetes se tij artistike nje galeri rolesh dhe karakteresh te ngulitura ne kujtesen e publikut shqiptar. Ai do te kujtohet perhere si nje prej aktoreve me te dashur e te spikatur te plejades se arte te kinematografise shqiptare. Ngushellimet e mija familjareve, miqve dhe kolegeve te Demir Hyskjas. U prehte ne paqe!", thuhet në mesazhin ngushëllues të Bashës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!