Homazhe për ish presidentin Nishani, Berisha: Shteti shqiptar humbi një prej shtetarëve më dinjitoz të vendit

 

Ish kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas homazheve për Bujar Nishanin duke shprehur ngushëllimin për ish presidentin që ndërroi jetë për shkak të një sëmundje autoimune.

"Isha për të shprehur nderimin tim më të madh, dhimbjen për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën, zinë e kësaj gjëme të madhe që i ka rënë atyre, miqve, të afërmve por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë patur tek Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja, një prind të shkëlqyer, bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar, një prej shtetarët më dinjitozë në të gjithë historinë e tij.

Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj rrënje, përkundrazi erdhi gjithnjë në forcim.

Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht është i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin si mik, si bashkëpunëtor dhe të mbarë shqiptarëve, ndaj dhe duke ndarë sot dhimbjen e zinë në familjen Nishani dhe të afërmit e tij shpreh ngushëllimet e mia për ata dhe shqiptarët që humbën sot ish kreun e shtetit që i dha dinjitet të madh institucionit të presidencës, por edhe mbarë shqiptarëve. I paharruar, i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Nderimet për Nishani, nesër Ditë Zie kombëtare dhe ceremonia zyrtare! Nderohet me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar', më e larta në vend! Meta-Berisha: Shtetar serioz


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?