Nderimet për Nishani, nesër Ditë Zie kombëtare dhe ceremonia zyrtare! Nderohet me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar', më e larta në vend! Meta-Berisha: Shtetar serioz

Qeveria shqiptare vendosi të shpallë ditë zie kombëtare, 2 qershorin, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani që ndërroi jetë në Gjermani pas një sëmundje. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia zyrtare e homazheve të organizohet ditën e enjte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ndërkohë, në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, prej paradites po mbahen homazhe për rrethin e ngushtë familjar, që sot përcollën ngushëllime edhe presidenti Ilir Meta, dhe deputeti Sali Berisha. Trupi i ish-presidentit do të shoqërohet nesër nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani mbërriti në atdhe në orët e mbrëmjes së të hënës ku makina me arkëmortin kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni të improvizuar, forcat policore të pikës kufitare në Morinë nderuan ish-presidentin.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.  Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Meta pret një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan: Erdhën nga SHBA për të nderuar Bujar Nishanin

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan të kryesor nga Harry Bajraktari të cilët erdhën në Tiranë për të kryer homazhe në nder të Presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë me 28 Maj në një spital në Gjermani.

“Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani. I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan presidenti Meta.

Ora 17:36
Meta vlerëson me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar', më të lartën e shtetit shqiptar, ish- Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes)

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin: 

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”", thotë Meta. 

Dekorata e Presidentit Ilir Meta për Bujar Nishanit
Ora 14:08
Qeveria shpall ditë zie Kombëtare datën e nesërme në nder të ish-presidentit Bujar Nishani

Qeveria ka shpallur ditë zie Kombëtare në nderim të presidentit të ndjerë Bujar Nishani datën 2 qershor. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështize. Ceremonia e homazheve do të organizohet në mjediset e institucionit të presidencës.

'SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.' - thuhet në vendimin e qeverisë.

Ora 12:49
Meta: Nishani, personalitet serioz i këtyre dekadave! Mbrojtës i interesit publik

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar sot figurën e Bujar Nishanit si një prej personaliteteve më serioze të këtyre dekadave.

“Dhimbje për këtë ndarje të dhimbshme dhe shumë të parakohshme të presidentit Nishani nga jeta. Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort edhe një prind shembullor por edhe pa asnjë diskutim që ishte një nga politikanët më të përgjegjshëm dhe seriozë të këtyre dekadave. Në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij, parimet dhe konstruktivitetin që e karakterizonte. Mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik, i demokracisë dhe parimeve e vlerave të saj. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, historinë e institucioneve të shtetit tonë dhe pa diskutim edhe për të gjithë ata që e njohën nga pranë dhe u njohën me personalitetin e tij mjaft human”, tha Meta për mediat.  

Ora 11:03
Homazhe për ish presidentin Nishani, Berisha: Shteti shqiptar humbi një prej shtetarëve më dinjitoz të vendit

 

Ish kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas homazheve për Bujar Nishanin duke shprehur ngushëllimin për ish presidentin që ndërroi jetë për shkak të një sëmundje autoimune.

"Isha për të shprehur nderimin tim më të madh, dhimbjen për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën, zinë e kësaj gjëme të madhe që i ka rënë atyre, miqve, të afërmve por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë patur tek Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja, një prind të shkëlqyer, bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar, një prej shtetarët më dinjitozë në të gjithë historinë e tij.

Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj rrënje, përkundrazi erdhi gjithnjë në forcim.

Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht është i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin si mik, si bashkëpunëtor dhe të mbarë shqiptarëve, ndaj dhe duke ndarë sot dhimbjen e zinë në familjen Nishani dhe të afërmit e tij shpreh ngushëllimet e mia për ata dhe shqiptarët që humbën sot ish kreun e shtetit që i dha dinjitet të madh institucionit të presidencës, por edhe mbarë shqiptarëve. I paharruar, i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij", tha Berisha.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 01/06/2022 20:59

    me aq sa e uli steken likja, te gjithe jane serioz, keq mire ishte ishte president e nderimi normal por para ligjit e te drerjtave te gjithe duhet te trajtohen njelloj, semuren njerezit e thjeshte nuk mobilizohet shteti... sa per kontributin flet koha, por dhe ai qe PS e bojkoton ka qene president dhe kujdes me precedentet

    Përgjigju
  • Toni: 01/06/2022 14:28

    Kur vdesin punetoret ne kantiere ndertimi nuk shpall njeri dite zie. Kur vdes nje funderrine ( si gjithe politikanet) me vrap dite zie. Se po i ha palla shume popullit per politiqenerit.

    Përgjigju
  • Bibi: 01/06/2022 14:10

    Ushtare i saliut Por shqiperise ky person si ka sherbyer vetem sales

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/06/2022 11:44

    Si ështé e mundur që shteti nuk ndërmori masa për kthimin e president Nishanit nga Gjermania ?, por që kufoma e tij erdhe rrugës toksore sikur të ishte njeriu më i ”thjesht” i kësaj rike…! Por një gjë duket kjart se Rama me njerz të tij tradhtar ështé duke u hakmarr jo vetëm kunder të gjallëve, por tani edhe kunder të vdekurve…sistemi monist diktatorial ështé duke vër rrënjët thellë në këtë vend të shkret…!!!

    Përgjigju
    • Ttttt: 01/06/2022 13:00

      Jo president por ish president , vegel e saliut deri ne fund ..

  • Pupu: 01/06/2022 11:37

    Po avash-avash,Po Shtetari me dinjitoz! Po njeri ca ka qen! Servil i Berishes. I ra Bingua u be President! Dhe e njohin.

    Përgjigju
    • Arbërori: 01/06/2022 12:40

      Jeni bër për cirkus o injorant

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje