Delcy Rodriguez duke bërë homazhe në varrin e Hugo Chavez

Me të marrë detyrën e re pas kapjes së Nicolas Maduros dhe të shoqes nga forcat amerikane, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez vizitoi varrin e Hugo Chavezit. E shoqëruar me një shpurë zyrtarësh ku përfshihej i vëllai Jorge Rodriguez që është edhe president i Asamblesë Kombëtare, kryetarja e bashkisë së Karakas, Carmen Melendez dhe admirali Anibal Coronado, Delcy Rodriguez nënvizoi besnikërinë ndaj idealeve dhe vendosmërisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të paqes në vend"

Rodriguez u betua në parlament si presidente në detyrë e vendit mbrëmjen e së hënës, dy ditë pasi forcat Delta të SHBA-ve, kapën Nicolas Maduron dhe të shoqen dhe i vunë para drejtësisë në New York

Rodriguez, e cila ka sinjalizuar se do të jetë bashkëpunuese me Washingtonin, u tha ligjvënësve në parlament se po e bëntë këtë hap 'në emër të të gjithë venezuelasve".  

 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Maduros nga SHBA, të burgosurit politikë në Venezuelë shpresojnë për një amnisti të përgjithshme