Një bredh i krijuar nga një pyll me pjesëmarrësh i vleu Hondurasit rekordin botëror të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve, sipas burimeve zyrtare.

“Në emër të librit ‘Guinness’ të rekordeve është një kënaqësi e madhe të shpallim se sot… populli i Hondurasit në Teguçigalpa, me 2 945 persona, theu rekordin e botës të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve”, njoftoi Carlos Martinez, përfaqësues i librit “Guinness”.

Të gjithë buzëqeshin, presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, morri çertifikatën para pallatit presidencial, duke deklaruar se “ishte zyrtarisht e pabesueshme”. Rekordi i mëparshëm ishte fituar nga Tajlanda, ku 852 fëmijë formuan një bredh në vitin 2013.

peme krishtlindjesh

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

Marrë nga ATSH