HONG KONG - Liderët studentorë të lëvizjes prodemokraci në Hong Kong lanë të kuptohet se nuk mund të vazhdojnë dialogun me qeverinë, e akuzuar se nuk ka bërë asnjë gjest për t'i dhën fund më shumë se tre javë manifestime.
Bisedimet e para të zhvilluara dje mes përfaqësuesve të studentëve dhe të qeverisë, nuk sollën asnjë rezultat konkret.
Megjithatë qeveria i propozoi protestuesve që të mblidhen sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje për krizën më të rëndë që po kalon kjo ish-koloni britanike që prej bashkimit me Kinën në vitin 1997.
Manifestuesit kërkojnë, përveç dorëheqjes së shefit të ekzekutivit, Leung Chun ying, organizimin e një votimi popullor në këtë territor autonom. Nëse Kina e ka pranuar parimin e këtyre votimeve për zgjedhjen e shefit të ri të ekzekutivit në vitin 2017, ajo synon të ruajë kontrollin mbi kandidatët./ATSh/.S/
/Shqiptarja.com