Demonstruesit në rrugët e Hong Kongut janë zotuar të vijojnë protestat e tyre pro-demokracisë edhe pasi udhëheqësi i provincës Leung kërcënoi se policia tashmë ‘do të bëjë punën e saj’ ndaj tyre.
Gjatë protestave të një nate më parë policia ka arrestuar 40 persona pasi përdori ujë me presion dhe shkopa gome për shpërndarjen e tyre. Kjo ngjalli frikën për më shumë dhunë pas trazirave të mëparshme në 2 muaj protesta.
Mijëra aktivistë bënë që selia qeveritare të mbyllej përkohësisht të hënën, pas një nate përleshjesh me policinë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lirapër kreun e ardhshëm të qytetit në vitin 2017, pa ndërhyrje nga Pekini.

Tubimet e tanishme vijnë pasi Kina tha se nuk do të lejojë një komision parlamentar britanik të hyjë në Hong Kong, si pjesë e një hetimi të marrëdhënies së Britanisë së Madhe me kolonitë e saj të mëparshme.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com