Hong Kongu ishte i qetë sot në mëngjes, me vetëm disa qindra protestues prodemokratë që kanë bllokuar rrugët kryesore, pasi studentët dhe qeveria ranë dakord të fillojnë bisedimet.
Punonjësit e administratës shkuan në punë të pashqetësuar, ndërkohë që vetëm numri i sipërcituar i studentëve ishin sërish në zonat e protestës.
Gjithashtu, autoritetet njoftuan edhe hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.
Studentët thonë se duan të ruajnë presionin mbi autoritetet, pavarësisht marrëveshjes së djeshme për fillimin e bisedimeve me qeverinë të premten e ardhshme.
"Qëllimet tona janë shumë të qarta. Ne kërkojmë zgjedhje demokratike, çka do të thotë që banorët e Hong Kongut të kenë të drejtën bazë për të zgjedhur kryetarin e tyre të qeverisë", deklaroi dje në mbrëmje lideri i studentëve, Lester Shum
ATSH
/Shqiptarja.com