Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar veprimet e qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Kurti do të ketë një milion ide për të vërtetuar se ka diçka që në fakt nuk e ka, e cila është shtetësia. Ai ka komentuar veprimet e fundit në Zveçan, ku u hoqën tabelën në të cilën shfaqej Presidenti serb, Alekandër Vuçiç. Ai ka lënë të nënkuptohej se ''edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet"
“Kurti do të ketë një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka e që është shtetësia. Ideja e tij është të kalojë në përshkallëzime të reja. Edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet. Problemi është se bashkësia ndërkombëtare e toleron këtë dhe thotë se nuk mund t’i bëjnë presion Kurtit. Epo, ata nuk mund të bëjnë asgjë”, tha Daçiçi në një intervistë në TV Pink.
Daçiç gjithashtu ka pretenduar se situata në lidhje me Kosovën është e turbullt, si dhe se duhet të kenë një politikë shtetërore që do të bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.
“Ne kemi nevojë për një politikë të mençur që do të bazohet në faktin se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk “do të lejojmë” anëtarësimin e saj në OKB, dhe në anën tjetër të kemi një politikë të mençur për t’i arritur të gjitha këto pa dëmtuar interesat kombëtare dhe unë mendoj se kjo është politika që do të udhëheqë qeveria jonë e ardhshme”, tha Daçiç.
S.S/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
21 Nëntor, 16:54
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06