Horoskopi për datën 1 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 

Horoskopi për datën 1 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj sot.

Dashi
Sot herë do mendoni të bëni detyrat në jetën tuaj në çift e herë do mendoni të shkëputeni nga gjithçka dhe të veproni sipas asaj që ndjeni. Kujdes për çdo hap pasi do ketë pasoja për të ardhmen. Për beqarët gjithçka do ndodhë ashtu si ata e kanë ëndërruar prej kohesh. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj tronditjeje kështu që mund të jeni të qetë.
 
Demi
Nën ndikimin e madh të Merkurit sot do bëni të pamundurën që ta ndryshoni rrjedhën e jetës tuaj në çift. Do keni një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin dhe do bini dakord edhe për disa gjëra për të cilat më parë keni debatuar. Beqarët do jenë sharmantë dhe tërheqës. Pjesa më e madhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta mbani gjendjen nën kontroll.
 
Binjakët
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin tuaj, përkundrazi marrëdhënia me të do përmirësohet tej mase. Edhe për beqarët do vijë një mundësi e shkëlqyer që do ua ndryshoje rrjedhën e gjërave. Në planin financiar mos prisni ndryshime të mëdha të gjendjes dhe kënaquni me qëndrueshmërinë që do mbizotërojë.
 
Gaforrja
Ditë mjaft konfliktuale ka për të qene kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do keni zënka, debate dhe madje mund të thoni edhe fjalë të gabuara. Beqarët do bëjnë mirë t'i marrin gjërat si t'iu vijnë dhe kanë për të përfituar më shumë nga sa mendonin. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, megjithatë mirë është që t'ua vini veshin disa këshillave që do iu japin të afërmit.
 
Luani
Sot do ju duket sikur do rilindni ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qënë e jashtëzakonshme. Emocionet që do përjetoni do jenë më të veçanta se kurrë ndonjëherë më parë. Beqarët duhet t'i marrin gjërat me qetësi dhe nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe gjendja do jetë e mirë.
 
Virgjëresha
Sot qielli i dashurisë do jetë i ndriçuar nga yjet dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Në shumicën e kohës do përjetoni emocione dhe ndjesi të forta. Beqarët sado që të mundohen për ta gjetur princin e tyre të kaltër nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që përfitoni për të bërë investimet e menduara apo diçka tjetër të nevojshme.
 
Peshorja
Ditë pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do arrini të merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mes jush nuk do ketë mosmarrëveshje. Beqarët do kenë disa njohje të rastësishme të cilat shumë shpejt kanë për t'u shndërruar në diçka me tepër. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e mirë.
 
Akrepi
Ditë e mbushur me ndryshime të mëdha do jete kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do varet nga situata në të cilën jeni gjendur kohët e fundit. Beqarët nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e tyre të ëndrrave dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe sot. Në planin financiar klima do jete e qetë dhe pa probleme. Vazhdoni ta ruani këtë qëndrueshmëri.
 
Shigjetari
Ditë e turbullt ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do keni edhe debate me partnerin për disa tema delikate të cilave ende nuk do ju gjeni zgjidhje. Beqarët më në fund do realizojnë disa takime interesante të cilat shumë shpejt do ua ndryshojnë jetën. Financat do kenë disa përmirësime të vogla që do ju gëzojnë pa mase.
 
Bricjapi
Mos bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni pa masë ju të dashuruarit. Mundohuni të jeni të matur edhe me fjalët dhe me veprimet. Beqarët nuk duhet të bëjnë asgjë çmenduri vetëm për ta ndryshuar statusin sepse gjithçka do ndodhë në momentin që është parashikuar. Financat do jenë mjaft problematike pasi do shpenzoni pa masë gjithë kohës.
 
Ujori
Ditë e stuhishme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni debate të forta me atë që keni në krah dhe asnjëri nuk do pranojë të hapë rrugë. Për beqarët ka për të qene një ditë e qetë. Falë miqve ata nuk do e ndiejnë aspak vetminë. Financat nuk do arrini dot t'i ekuilibroni kështu që më mirë ulni në maksimum shpenzimet.
 
Peshqit
Sot do qëndroni më tepër kohë pranë partnerit tuaj ju të dashuruarit dhe do zbuloni edhe një anë tjetër të karakterit të tij që do ju bejë ta dashuroni me më shumë pasion. Beqarët duhet të tregohen me të kujdesshëm dhe të matur sepse disa persona mund t'i lëndojnë pa dashje. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nën kontroll sepse po e latë pas dore gjërat mund të marrin tatëpjetën.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese