Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

DASHI

Mërkuri do ndikojë mjaft pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nëse jeni të martuar do keni një dite më të qetë dhe të mbushur me kënaqësi. Shfrytëzojeni ditën! Beqarët do jeni gjatë gjithë ditës të rrethuar nga persona interesante, kështu që do kenë mundësi të takojnë personin e ëndrrave. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme që do ua përmirësojnë buxhetin.

DEMI

Për një pjesë të çifteve, dita e sotme do jetë e paqëndrueshme. Do ia merrni për keq partnerit disa gjëra që do iu thotë dhe kjo do krijojë debate. Nëse jeni ende vetëm do keni një takim me një person që nuk do iu përshtatet dhe nuk do preferoni të krijoni një lidhje. Në planin financiar duhet të tregoni sa me shume maturi dhe kujdes. Shmangni sot shpenzimet e pamenduara.

BINJAKET

Falë pozicionimit jo të mire të Venusit, gjatë kësaj dite do iu lindin disa dyshime mbi atë që keni në krah. Mos e acaroni menjëherë atmosferën, por mundohuni të flisni me qetësi me te. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për te gjetur personin e zemrës. Në planin financiar ka ardhur koha të kujdeseni me tepër për shpenzimet që do kryeni. Mos mendoni vetëm për të sotmen.

GAFORRJA

Nëse jetoni bashkë me partnerin, gjendja aktuale e financave do krijojë debate te mëdha. Nuk do mendoni aspak para se te shpenzoni dhe do e përkeqësoni buxhetin. Kujdes! Beqaret do pëlqejnë shume dikë, por për shkak të konkurrencës se forte do e kenë te vështira ta bëjnë menjëherë për vete. Nëse jeni vetëm financat do jenë si gjithmonë.

LUANI

Nëse lidhja juaj i përballon me sukses turbullirat që do ndodhin gjatë kësaj dite, ajo do vazhdojë të jetë e fortë për shume kohe. Bashkëpunimi dhe komunikimi nuk do shterojë për asnjë moment. Beqarët do kenë disa njohje të reja, por duhet të marrin kohën e duhur për të bërë një zgjedhje. Financat do jetë të stabilizuara dhe nuk pritet të ketë asnjë problem.

VIRGJERESHA

Ka rrezik që të tregoheni të padrejtë me atë që keni në krah sot. Do e kritikoni për dashurinë e tij posesive, ndërkohë që ai e bën gjithçka që t’ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Nëse jeni beqare, një person shume i thjeshtë, por inteligjent do futet në jetën tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi. Në planin financiar duhet të shpenzoni aq sa e keni mundësinë. Po e tepruat do keni probleme.

PESHORJA

Ka rrezik të stresoheni shumë gjatë kësaj dite për shkak të vështirësive dhe mosmarrëveshjeve që do keni me partnerin. Mos mendoni se ai nuk iu do vetëm se nuk shprehet aq sa duhet, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin tip. Beqarët më shumë gjasa do e gjejnë atë që aq shumë kanë kërkuar. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara.

AKREPI

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa probleme për ata qe janë ne çift. Do kuptoheni mire me njeri tjetrin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Jupiteri do ua shtoje shpresën beqareve për te gjetur dashurinë e shumëpritur, megjithatë mire do ishte qe ata re mos nxitoheshin. Ne planin financiar do riorganizoni gjithçka dhe situata do jete e mire. Shfrytëzojeni!

SHIGJETARI

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, dita do jetë e lumtur dhe e mbushur me emocione te forta. Disa mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Për beqarët do jenë Venusi dhe Plutoni, planetët me fatsjellës. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen, por pa hedhur hapa te rëndësishme. Edhe financat do jenë përgjithësisht te qëndrueshme. Fati do iu buzëqeshë.

BRICJAPI

Jeta në çift do jetë gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do zgjidhni me qetësi çdo problem që iu kishte dalë përpara. Beqarët do jenë sharmante dhe joshës, por nuk do kenë mundësi shumë te mira për të krijuar lidhjen qe kane dëshiruar gjithmonë. Për shkak të shpenzimeve tq mëdha qe do kryeni, financat do kenë disa tronditje.

UJORI

Mos luani me durimin e partnerit tuaj sot dhe mos e bëni atë xheloz vend e pa vend. Gjithçka e ka një kufi dhe mund të lindin debate të mëdha. Beqarët do bënin mire të mos filloni asnjë angazhim gjatë kësaj dite edhe sikur mundësitë për takime të jenë të shumta. Nuk është momenti. Në planin financiar duhet ta pranoni situatën e vështirë dhe të “luftoni” për ta rregulluar.

PESHQIT

Jupiteri do ndikojë negativisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift. Priten debate të zjarrta me partnerin çka do e prishë gjithë atmosferën e ngrohëe që ishte krijuar. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do duan të kalojnë momente të këndshme me miqtë. Dashuria për ta nuk do ketë rëndësi të madhe sot. Financiarisht do përballeni me një situate të vështirë. Kujdes!


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com