Horoskopi për datën 25 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 

Horoskopi për datën 25 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni se si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI 
Ditë rutinë ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në disa momente mund të ndiheni edhe keq nga mënyra sesi kanë rrjedhur gjërat dhe do mbylleni në vetvete. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe do realizojnë një takim mbresëlënës. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata mund të marrë tatëpjetën.
 
DEMI 
Do kaloni një dite të mbushur me çaste të lumtura sot ju të dashuruarit dhe do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Partneri do tregohen aq i përkujdesur për ju saqë do ju habisë. Beqarët do jenë më të matur me hapat që do hedhin dhe do mendohen disa herë para se te pranojnë ftesa. Për financat Jupiteri do sjellë begati dhe vetëm të mira. Do jeni me shumë fat.
 
BINJAKËT
Ditë tej mase e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të bukur. Beqarët do mrekullohen nga një person që do takojnë dhe do bëjnë të pamundurën për të joshur. Nuk do jetë e thjeshtë, por as e pamundur. Financat më në fund do i ekuilibroni dhe do jeni të qetë.
 
GAFORRJA 
Do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mundet të bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Toleranca dhe mirësjellja e partnerit do ju lerë me gojë hapur. Beqarët do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për t'i çuar më tej. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.
 
LUANI 
Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente do gjendeni para sfidave goxha të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Beqarët më mirë le të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa pasi sot mundësitë nuk do jenë të mira. Për buxhetin do keni mbështetjen e të afërmve dhe miqve. Ata nuk do ju lënë asnjë moment në baltë.
 
VIRGJËRESHA
Do mbylleni në vetvete gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe nuk do doni as të flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dijë çfarë të mendojë. Beqarët do realizojnë një takim të papritur i cili mund t'ua ndryshojë njëherë e mirë të ardhmen. Me buxhetin duhet të jeni më të matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t'iu çojë në katastrofë.
 
PESHORJA 

Ka mundësi që sita e sotme të jetë e paqëndrueshme për ju të dashuruarit, herë pas here mund të përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë të bëni. Beqarët do bëjnë edhe gjëra të ekzagjeruara vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Do ja dalin mbanë, por sërish nuk do ndihen të qetë. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.
 
AKREPI 
Qielli i dashurisë do jetë pa re gjatë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat me partnerin, përkundrazi për gjithçka do merreni vesh edhe vetëm me shikime. Beqarët do arrijnë të realizojnë takimet e ëndërruara dhe çdo gjë do ju ndryshojë si me magji. Hëna do ketë ndikim të madh tek financat dhe do ju ndihmoje t'i zgjidhni edhe problemet që ju kishin ndalur me herët.
 
SHIGJETARI
Ditë pasiononte dhe e mbushur me emocione fantastike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë nga ëndrrat tuaja me të bukura do mund të realizohen. Beqarët nuk do arrijnë dot të krijojnë një lidhje, por për fat do kenë disa njohje fantastike që shumë shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti do përmirësohet falë një ndihme të madhe që do iu japin disa të afërm.
 
BRICJAPI
Rutina ka rrezik të jetë mbytëse sot për juve që jeni në një lidhje dhe shpesh do ndiheni keq. Flisni sa më hapur me atë që keni në krah sa më parë të mundeni dhe gjeni një zgjidhje. Beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak pa u munduar e pa u lodhur shumë. Financat do jenë tej mase të trazuara. Shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni të mbeteni me duart bosh.
 
UJORI 
Ditë më e begatë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Herë pas here mund t'i shprehni edhe më tepër ndjenjat për njeri-tjetrin dhe emocionet do shtohen. Beqarët duhet të qëndrojnë larg personave që sapo janë ndarë nga dikush tjetër sepse përndryshe do lëndohen. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Përfitoni për të bërë ndonjë investim të domosdoshëm.
 
PESHQIT 
Komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot për juve që jeni në një lidhje. Nuk do ju dalin aspak të papritura me partnerin dhe nuk do keni probleme. Beqarët vështirë se mund ta ndryshojnë statusin e tyre sado që mund të bëjnë sakrifica. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)