Horoskopi për datën 27 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 27 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 27 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Klima yjore do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e mirë. Beqarët do e kenë te vështirë ta joshin personin që pëlqejnë kështu që do ju duhet të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm. Jupiteri do ju ndihmojë tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi
Ka rrezik qe disa prej atyre qe janë ne një lidhje të mendojnë për disa aventura me persona të tjerë dhe kjo mund të sjelle probleme për jetën ne çift. Beqarët duhet te joshin pafund sepse sot çdo gjë do jetë e lejuar për te arritur qëllimin. Ne planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Binjakët
Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e vështirë sot. Nuk do ndiheni shume mirë pranë atij që dashuroni sepse debatet do jenë të pafundme. Beqarët do ecin me sy mbyllur në një drejtim dhe nuk do iu druhen zhgënjimeve. Në fund të fundit prej tyre mëson me shume. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t'i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja
Ditë e mbushur me çaste të lumtura do jetë kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah edhe pse shpesh tundimi do jete i forte. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume duke shpenzuar pa menduar sepse mund te mbeteni me xhepat bosh.

Luani
Venusi do ndikoje shume pozitivisht tej jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju ndihmojë t'i zgjidhni edhe disa probleme te vogla të së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do realizojnë mjaft takime, por ka pak gjasa qe ato të shndërrohen në diçka më tepër. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

Virgjëresha 
Ata që janë në një lidhje do e shfrytëzojnë në maksimum kohën kur të jenë bashkë dhe do përjetojnë emocione të forta. Për ta nuk ka gjë më të rëndësishme se të qenit mirë së bashku. Beqarët do hezitojnë te joshin persona dhe kjo do i bëjë që të mbeten ende vetëm. Ne planin financiar gjerat do ecin mirë falë ndihmës se disa të afërmve sepse ju vete nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

Peshorja 
Fale mbështetjes se disa planetëve, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të përmirësohet sot. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashmë do jeni me të logjikshëm. Beqareve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurrojnë t'ia shprehin atij pëlqimin. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t'i bëni pa frikë.

Akrepi
Ka mundësi që juve që jeni në një lidhje të merrni disa vendime radikale sot. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Beqarët më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Te ardhurat do duan me shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t'i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

Shigjetari 
Mos u tregoni ironike me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse do keni debate dhe probleme serioze me të. Mire është qe çdo pakënaqësi qe do keni t'ia thoni atij drejtpërdrejt. Beqarët nuk duhet ta humbasin kontaktin me realitetin sepse mund të lëndohen. Ne planin financiar do jeni me fat. Situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

Bricjapi
Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni edhe çaste të lumtura edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Beqarët do jene të matur dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese që do ju behet. Hapat e rëndësishme ata do i hedhin në momentin e duhur. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më pare pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

Ujori
Ka mundësi që sot të jeni në një mendje me partnerin tuaj dhe të bëni edhe disa çmenduri së bashku. Emocionet do jenë si asnjëherë më parë. Beqarët duhet të tregohen realiste dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndohen më vonë. financat do mbeten të mira. Shfrytëzojeni këtë gjë për të bërë edhe disa investime afatgjata.

Peshqit
Ditë e rëndësishme do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Sot do merren vendime të mëdha që mund ta ndryshojnë jetën përgjithmonë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe vetmia do i brengosë akoma me tepër. Ne planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe nuk do i dëgjoni këshillat e te afërmve tuaj. Kjo gjë do ju çojë në faliment.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima