Horoskopi për datën 28 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 28 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 28 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Obsesioni ndaj një eprori është duke ju shkaktuar shumë dëme. Gjithmonë keni pasur dëshirë të futeni në atmosfera garuese, por kjo situatë është duke mposhtur durimin tuaj. Njerëzit që keni rreth vetes kanë nevojë për ndikimin tuaj pozitiv. Ata janë lodhur duke pritur që të ktheheni nga udhëtimet e gjata. Përfitoni nga rasti për të riorganizuar orarin tuaj. Ka mundësi që do të vendosni të kërkoni një punë që kërkon më pak angazhim.

Demi
Nuk ka rëndësi se sa shumë do të përpiqeni, nuk mund të bëni mik pa gjetur ndonjë arsye. Një person i dashur është bllokuar dhe nëse është në prag të dështimit, kjo po ndodh për shkak të vendimit të tij. Keni fat që nuk do të merreni për shumë kohë me sjelljen e tyre. Është mirë të mbani pak distancë mes jush, së paku derisa të ndodhë ndonjë ndryshim i madh. Ju nuk mund ta duroni dikë që vazhdon të mos i përfill rregullat e shoqërisë.

Binjakët
Besimi juaj ndaj një personi është duke ju shkaktuar dëme. Është koha të krijoni pak siguri financiare për veten, pavarësisht se sa shumë besim keni në partnerin tuaj. Nëse nuk keni të ardhura të pavarura është koha të angazhoheni për to. Nuk ka rëndësi nëse do të gjeni ndonjë punë me gjysmë orari ose me orar të plotë. Gjëja më e rëndësishme është që të merrni vetë në duar gjërat tuaja. Mos i futni paratë tuaja në llogari të përbashkët. Vendosni ato në ndonjë llogari kursimesh në emrin tuaj.

Gaforrja
Një çështje ligjore do të ndikojë shumë në lumturinë dhe shëndetin tuaj. Mbase është më mirë që të merrni parasysh të gjitha situatat dhe të llogarisni edhe në humbje. Kini parasysh se sa do t’ju kushtonte nëse fitoni vëmendje të madhe për muaj ose vite të tëra. Pranoni se keni bërë gabim, bëni një marrëveshje dhe ecni përpara. Jeni gati të bëni një fillim të ri. Leni pas të kaluarën dhe mos shikoni prapa.

Luani
Do ta keni të pamundur të rehatoheni derisa nuk e tejkaloni një frikë. Nëse keni pasur probleme me trauma të tmerrshme është mirë të kërkoni ndihmë profesionale. Zgjidhni ndonjë terapist të qetë. Bashkë me të mund të gjeni mënyra që ju ta tejkaloni dhimbjen. Dhimbja juaj e kokës nuk do të shërohet plotësisht asnjëherë, por nëse mjekoheni mund të ndiheni më mirë. Sa i përket punës është mirë të mos lejoni që kolegët të marrin të gjitha meritat për kontributin tuaj.

Virgjëresha
Një seri kreative është duke ju shkaktuar stres. Nuk mund ta tejkaloni këtë gjendje dhe të krijoni pak privatësi. Për fat të keq miqtë tuaj do të kenë nevojë për ndihmë. Do t’ju duhet të asistoni në realizimin e një projekti. Provoni të mos zhgënjeni miqtë tuaj. Sa më shpejt që filloni të punoni aq më lehtë do ta keni. Zakonisht keni dëshirë të jeni në shërbim të të tjerëve, por është e vështirë të veproni kur njerëzit ju drejtohen papritmas.

Peshorja
Ndjenjat e fuqishme po ju shkaktojnë shumë vështirësi. Një epror i juaj po ju nxit që të punoni shumë. Jeni lodhur duke u shtirur se po ju pëlqen të punoni në mënyrë intensive. Për fat të keq, të tjerët janë duke llogaritur në ndihmën tuaj. Nëse e mposhtni presionin do të zvogëloni kaosin. Gjeni ndonjë mënyrë për të larguar frustrimet. Ftoni miqtë në ndonjë ndejë. Nëse përgatitni ushqim dhe ëmbëlsira të mira do të ndiheni më të liruar nga stresi.

Akrepi
Duke u zhytur në një marrëdhënie virtuale do t’i shkaktoni vetes shumë dhimbje. Është argëtuese të krijoni lidhje përmes rrjeteve online por duhet të keni kontroll. Kohëve të fundit lidhjet e tilla janë shumë të dëmshme. Është mirë të përqendroni vëmendjen te një person që ju njeh dhe ju pranon ashtu si jeni. Duke qenë të gatshëm të pranoni kritika do të ndryshoni sjelljen tuaj që dikur ju ka shkaktuar telashe. Kjo është mënyra e vetme për të realizuar potencialin tuaj të plotë.

Shigjetari
Është e vështirë të kontrolloni dëshirën tuaj për para. Të gjithë tjerët janë duke përfituar mjaft ndërsa ju vazhdoni të keni telashe. Ajo që nuk e kuptoni është se jeni duke u treguar të mençur duke u marrë me aktivitete që ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Asnjëherë mos i largoni sytë nga pasionet tuaja. Gjeni ndonjë mënyrë të paguheni për punën që e doni. Derisa të ndodhë kjo do të keni mjaft telashe me veten.

Bricjapi
Nevoja për siguri po ju shkakton telashe mes dëshirës dhe ndryshimeve personale. Duhet të bëni një zgjedhje mes asaj se çka është e drejtë për familjen tuaj dhe çka ju përmbush juve personalisht. Perspektiva e një pozitë prestigjioze është shumë afatshkurtër. Mos i lini anash lidhjet e mira vetëm për pak kohë. Është më mirë të krijoni një status “quo”, sepse shanset më të mira e më të mëdha do t’ ju vijnë më vonë.

Ujori
Kohëve të fundit jeni shumë të izoluar. Kolegët tuaj kanë simpati për pozitën tuaj dhe do t’ju nxisin të krijoni projekte tuajat. Megjithëse jeni mjaft të aftë për punën që bëni, po e vëreni se e gjithë barra ka rënë mbi ju. Mbase është koha të kërkoni një pozitë tjetër që ju lejon të punoni më shumë në ekip. Shefi juaj është treguar pak xheloz për suksesin tuaj. Gjeni ndonjë punëdhënës që kërkon atmosferë bashkëpunuese.

Peshqit
Miqtë janë duke ju bërë presion të merrni një hap për të cilin nuk jeni ende gati. Në vend të kësaj, më me dëshirë do të fokusoheshit në ndonjë aktivitet ose lidhje që ju jep kënaqësi. Do të keni probleme me disa gjëra, por nuk janë të patejkalueshme. Vazhdoni të ndiqni zemrën tuaj edhe nëse ju udhëheq drejt dhimbjes. Nëse zhgënjeheni, merrni përgjegjësi për vendimet tuaja. Mos i fajësoni të tjerët për problemet tuaja. Është mirë të tregoheni të sinqertë me vetveten.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tottenham në rënie të lirë, Chelsea e mund 2-0 në derbi! Spurs tre ndeshje pa pikë në Premier League

GOLAT/ Tottenham në rënie të lirë, Chelsea e mund 2-0 në derbi! Spurs tre ndeshje pa pikë në Premier League