Horoskopi për datën 28 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 

Horoskopi për datën 28 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 
Dashi
Shpenzimi i një pjese të madhe të kohës për veten tuaj mund t’ju shkaktojë telashe në punë. Bëni përpjekje për t’u lidhur me kolegët ose do të akuzoheni se po distancoheni nga ta. Është fakt se punët tuaja kërkojnë përkushtim intensiv, por kjo s’do të thotë se nuk meritoni pushim. Nëse jeni duke kërkuar punë, tregoju miqve se keni nevojë për punë dhe njëri nga ta mund t’ju ndihmojë.
 
Demi
Një romancë është në prag të dështimit, mbase për shkak të jetës suaj shoqërore. Me kalimin e kohës partnerit po i duket sikur po brengoseni më shumë për miqtë e tu, sesa për të. Bëni një lloj balance. Nëse jeni beqar, do të përfshiheni shumë në jetën e njeriut që doni. Nuk ka asgjë të keqe, por kjo mund t’ju ndalojë që të përjetoni diçka reale. Bëni diçka të veçantë edhe nëse ju duhet të shpenzoni më pak kohë me njerëzit.
 
Binjakët
Përqendrimi i madh në punë është duke ju shkaktuar telashe në shtëpi. Përderisa karriera juaj është për t’u admiruar, ju nuk keni kohë të kuptoni çka po ndodh me miqtë dhe familjen. Ndryshoni diçka në orarin tuaj nëse fëmijët kanë ndonjë dëshirë për të kaluar mbrëmje të veçantë ose për të luajtur. Përqendrimi në këso momentesh të rëndësishme do të shkaktojë një ndryshim të madh. Ka gjasë të detyroheni të anuloni një takim në minutën e fundit për t’i ndihmuar një të afërmi. Gjërat personale duhet të jenë më primare se ato profesionale.
 
Gaforrja
Jeni duke investuar besim të madh në një ekspert. Nganjëherë duhet të besoni në intuitën tuaj. Kjo është njëra nga ato raste. Përkundër se ndonjë llogaritës, terapist ose agjent mund të ketë përvojë në fushë të caktuar, kjo mund të mos ju shërbejë për të mirën tuaj. Vigjilenca në këto momente është rekomandimi më i mirë sidomos në sferën e dashurisë. Nganjëherë është mirë të lësh anash interesat financiare për hir të lidhjes. Ky është një nga ato raste.
 
Luani
Mendimi juaj gjinor mund t’ju shkaktojë telashe. Ka njerëz që dëshirojnë të përfitojnë, por ekziston kufiri për përmbushjen e kënaqësive të tyre. T’i kërkosh ndonjërit nga admiruesit tuaj të bëjë diçka të tillë do të jetë e papërshtatshme. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni zemërgjerë, duhet të merrni rrugën më të ndershme. Një mbështetje e papriture mund t’ju shërbejë në kohë emergjente që kanë të bëjnë me buxhetin tuaj.
 
Virgjëresha
Mos u hapni shumë për jetën tuaj me një partner të afërt. Megjithëse keni respekt të madh për një mik, partner pune ose të dashur, ju duhet të gjeni vetë të vërtetën. Nëse kjo nënkupton se duhet të sfidoni disa ide ose të shkoni kundër vendimeve, atëherë ashtu le të jetë. Në të kaluarën keni qenë shumë të gatshëm që të dashurin tuaj ta mos përfillni në publik. Tani keni nisur të kuptoni se kjo nuk është mirë. Keni mendje mjaft të shëndoshë. Pra vëre në përdorim!
 
Peshorja
Rezistoni një tendence që mund t’ju shfaqet në punë. Megjithëse mund të mendoni se jeni njëri nga punëtorët më të aftë të organizatës, kjo nuk do të thotë se duhet të kryeni të gjitha detyrat. Relaksimi mund t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhëniet me disa kolegë, sikurse edhe në përmirësimin e orarit. Kaloni kohën e lirë duke ushtruar hobin tuaj ose duke bërë diçka që ju jep kënaqësi si është dizajni ose muzika. Nëse nuk keni pasur ndonjë preferencë për argëtim, është koha t’i keni ato.
 
Akrepi
Keni qenë aq të koncentruar në një romancë saqë keni harruar përgjegjësitë që keni ndaj miqve. Nëse keni premtuar se do të shkoni në ndonjë ndejë ose t’i ndihmoni dikujt, duhet ta mbani fjalën. Sigurisht që më me dëshirë do të kalonit një mbrëmje me të dashurin, por njerëzit kanë nevojë për ju. Duke vazhduar traditën e anulimit të takimeve në minutën e fundit, mund t’ju sjellë telashe në lidhje. Nëse ndonjëri nga të afërmit tuaj do të sëmuret, provoni të mos pikëlloheni. Nuk ju duhet të hiperbolizoni situatën.
 
Shigjetari
Familja juaj nuk ka nevojë aq shumë për ju, sa ju pretendoni. Problemi qëndron në faktin se i keni bërë të afërmit tuaj tepër të varur nga ju. Ka ardhur koha që ata të tregojnë aftësitë e tyre në vozitje, gatim ose mirëmbajtje të shtëpisë. Në këtë mënyrë ju do të ktheni vëmendjen tuaj në fitimin e parave. Nganjëherë ju duhet të bëni sakrifica personale për hir të familjes. Kjo është njëra nga ato rrethana. Për fat të mirë keni njerëz shumë mbështetës rreth vetes.
 
Bricjapi
Jeni shumë të zënë dhe kjo mund të ndikojë që ju të harroni diçka të rëndësishme. Sigurohuni që të kontrolloni kalendarin para se të shkoni në ‘shoping’ ose të bëni plane për një udhëtim biznesi. Nëse keni shumë aktivitete, anuloni planet më të reja. Kjo mund të ndikojë në zhgënjimin e disa miqve, por me kohë atyre do t’ju kalojë. Tani për tani duhet të përqendroheni në përmbushjen e premtimeve ose reputacioni juaj do të pësojë.
 
Ujori
Keni kujdes të mos shpenzoni gjithë paratë në gjëra luksoze. Duhet të bëni disa kursime për gjëra të nevojshme si janë ushqimi, qiraja dhe për gjëra emergjente. Një forcë mekanike mund t’ju detyrojë të shpenzoni para në një veturë ose në riparimin e kompjuterit. Mbase do t’ju duhet të blini edhe një telefon të ri. Bëni vetes një të mirë dhe kurseni sa më shumë që të jetë e mundur.
 
Peshqit
Mos mbivlerëso aftësitë tuaja tërheqëse. Megjithëse keni shumë sharm duhet të bëni më të mirën për të mposhtur një rival që pohon se është miku ose i dashuri juaj. Herën tjetër që keni nevojë të kritikoni ose të ngacmoni dikë që jua do zemra, kafshojeni gjuhën dhe mos e bëni. Në vend të kësaj, bëni atij personi një kompliment. Falënderoni të gjithë ata që ju kanë ndihmuar. Mirënjohja është çelës i suksesit në një lidhje.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij