Horoskopi për datën 3 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 3 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI 
Sot do jeni shumë më realistë ju të dashuruarit dhe çdo gjë do ju pëlqejë më tepër sesa më parë. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë gjithë kohës e ngrohtë. Beqarët duhet të njihen mirë me disa persona para se të vendosin të hedhin hapa. Në planin financiar mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni.
 
DEMI
Në praninë e partnerit do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë sot ju të dashuruarit. Do ja shprehni ndjenjat më tepër njeri-tjetrit dhe do i lini pas krahëve problemet e së shkuarës. Beqaret do jenë pasionante dhe të nxituar kështu që ka mundësi të bëjnë edhe disa gabime. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri dhe do i kryeni pa frikë shpenzimet e menduara.
 
BINJAKËT
Ditë e këndshme dhe aspak problematike do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Bëni atë që do mendoni si më të arsyeshmen pa menduar shumë për detajet e vogla. Venusi do jetë planeti më i favorshëm për beqaret. Ai do krijojë kushtet e duhura që ju të realizoni takimin e ëndërruar. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do ecni gjithë kohës me plane.
 
GAFORRJA
Sot do keni debate të kota me partnerin tuaj, por që nuk do ju lënë të qetë. Në pjesën më te madhe të kohës do jeni të mërzitur dhe aspak në humor. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ndiejnë pa ua vënë veshin të tjerëve. Në fund të fundit është jeta e tyre. Me financat do dini si të veproni gjatë gjithë kohës dhe situata ka për t'u përmirësuar goxha.
 
LUANI

Duke u fokusuar shume tek karriera ka mundësi ta lini disi pas dore partnerin tuaj sot. Nëse nuk doni që ai të keqkuptohet me mirë shpjegojani situatën. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Buxheti ka rrezik të pësojë disa tronditje për shkak të shpenzimeve të papritura që do iu duhet të kryeni.
 
VIRGJËRESHA
Dita e sotme ka për të qenë shumë herë më e mirë për juve që jeni në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe priten çaste të lumtura. Beqarët duhet të jenë të arsyeshëm dhe nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës një klime e qetë dhe nuk do keni vështirësi aspak.
 
PESHORJA
Ditë edhe më e favorshme se më parë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni më debate për të shkuarën, përkundrazi asaj do i vini kapak njëherë e përgjithmonë. Beqarët do kenë mundësi të mira edhe për aventura kalimtare edhe për histori serioze. Problemet financiare do fillojnë të pakësohen. Tregohuni sa më të matur që të mundeni.
 
AKREPI

Sot ka për të qenë një ditë me diell për ju që jeni në një lidhje. Do jeni më të logjikshëm, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Beqarët duhet të tregohen të hapur dhe të pranojnë të njihen me sa më shumë persona. Shumë shpejt do vijë dhe dita kur ata do e ndryshojnë statusin. Buxhetin duhet t'ua lini në dorë specialistëve pasi vetë nuk do mund ta mbani dot nën kontroll.
 
SHIGJETARI
Falë ndikimit pozitiv të planetëve, në jetën tuaj në çift do rikthehet entuziazmi dhe qëndrueshmëria. Nuk do keni as problemin më të vogël me të dashurin e zemrës. Beqarët do ndihen më së miri edhe ashtu si janë prandaj nuk do bëjnë sakrifica për ta ndryshuar statusin. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe gjendja do përmirësohet më shumë nga sa mendonit.
 
BRICJAPI
Ditë me ngjyra dhe harmoni do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do ndiheni për mrekulli. Beqarët duhet t'i shprehin pëlqimet e tyre sepse po priten gjatë dikush tjetër do tregohen më i shkathet dhe do ua rrëmbejë dikë nga duart. Financat do jenë të mira dhe do kryeni edhe investime të konsiderueshme.
 
UJORI
Sot do përkujdeseni më tepër për financat ju të dashuruarit dhe e gjithë kjo për të siguruar një të ardhme më të mirë për të dy. Partneri do ju ndihmojë me çdo gjë. Beqarët duhet të kenë me tepër besim tek jeta e tyre dhe kanë për ta bërë për vetë atë që pëlqejnë. Buxheti do jetë i mirë ose me i mirë sesa disa kohë më parë. Strategjia që keni ndërmarrë do japë rezultate pozitive.
 
PESHQIT
Rrethanat dhe humori juaj do bëjë që marrëdhënia me partnerin të jetë e jashtëzakonshme sot. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe do jeni më të buzëqeshur. Beqarët do dinë si të joshin dikë dhe deri në mbrëmje do ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Financat nuk do jenë ashtu si ju i keni pritur, por me një menaxhim më të mirë mund ta mbani situatën të stabilizuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi