Horoskopi për datën 31 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 31 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 31 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

DASHI
Ditë mjaft e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Problemet e së shkuarës do i lini përgjithmonë pas krahëve dhe do shihni vetëm me optimizëm drejt se ardhmes. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të vijuar një lidhje. Në planin financiar do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni në situata të vështira.

DEMI
Të dashuruarit do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione. Yjet do kujdesen për çdo gjë në çdo moment. Për beqarët do ketë dashuri me shikim të parë në momentin që me pak do e presin. As vetë nuk e kishin imagjinuar se jeta mund t'iu ndryshonte aq shpejt. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat, prandaj mirë do jetë që çdo shpenzim ta kryeni të mirëmenduar.

BINJAKËT
Ditë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni atë që do mendoni si më të arsyeshme pa menduar për të tjerët. Beqarët duhet ta hapin zemrën e tyre sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të bëni çmenduri sepse mund të gjendeni në situata vërtet të vështira.

GAFORRJA
Ditë monotone do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente madje do ndiheni keq dhe do kërkoni çdo mënyrë për të bërë ndonjë ndryshim. Beqarët duhet të jenë mjaft të kujdesshëm pasi jo të gjithë ata që do i joshin do jenë të sinqertë. Në planin financiar gjendja ka për të mbetur e qëndrueshme. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

LUANI
Ditë rutinë do jetë kjo e sotmja edhe për ju. Do bëni mirë të flisni sa më parë hapur me partnerin për të gjetur një mënyrë për ta ndryshuar situatën. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak më tepër durim në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Financat do jenë delikate. Shmangni me çdo kusht çdo lloj investimi nëse nuk doni të mbeteni pa para fare.

VIRGJËRESHA
Ka rrezik që sot jeta juaj në çift të jetë e mbushur me konflikte të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe kokëfortësia e madhe do ju çojë në rrugë të gabuar. Beqarët nuk do duan të bëjnë aspak ndryshime në statusin e tyre. Buxhetin duhet t'ua besoni sa më parë specialistëve të fushës, pasi në të kundërt situata mund t'iu dalë edhe jashtë kontrollit.

PESHORJA
Do jeni shumë të ndjeshëm sot ndaj atyre që do ju thotë partneri dhe ka rrezik të mërziteni e të mbylleni në vetvete. Reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni që ai ka të drejtë. Beqarët do fillojnë një lidhje afatgjate e cila ka për t'ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do jenë të mira, por nuk duhet kurrsesi të kryeni shpenzime të pamenduara mirë apo të jepni hua.

AKREPI
Ditë shumë e favorshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin. Beqarët nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak sado që të mundohen, kështu që do ju duhet të presin edhe pak kohë. Buxhetin do e riorganizoni dhe situata do vazhdojë të mbetet gjithë kohës e mirë.

SHIGJETARI
Mirëkuptimi, toleranca dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite për juve që jeni në një lidhje. Do kaloni vetëm momente të këndshme pranë atij që dashuroni. Beqarët me mire ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë në çdo çast. Në planin financiar planetët do ju bëjnë më të arsyeshëm dhe më largpamës. Do i bëni me kujdes llogaritë kur t'iu duhet të shpenzoni.

BRICJAPI
Sot duhet të mendoni diçka ndryshe nga zakonisht ju të dashuruarit në mënyrë që të mos e lini rutinën ta pushtoje jetën në çift. Beqarët do kenë takime serioze që në orët e para të mëngjesit dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime për shkak të një lotarie që do fitoni, por edhe për shkak të ndihmës së familjarëve.

UJORI
Sot partneri do ju bëjë më të lumtur se kurrë më parë. Pranë tij do përjetoni kënaqësi të jashtëzakonshme dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë çast. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të bëjnë ndryshime të statusit sepse priten mundësi akoma më të mira. Me shpenzimet tregohuni të matur dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.

PESHQIT
Dita do fillojë me mosmarrëveshje të vogla në çift dhe do mbarojë po në këtë mënyrë. Do jeni kokëfortë në çdo moment dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqarët do ndihen më së miri pranë miqve dhe nuk do kenë asnjë lloj nevoje për dike në krah. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës situatën të stabilizuar. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'