Horoskopi për datën 4 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 4 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Nëse jeni jopraktik, të padurueshëm apo të çrregullt, do të humbisni një mundësi të madhe në karrierë. Nëse dëshmoni se mund të punoni nën presion do të fitoni besimin e mbikëqyrësve tuaj. Do t’ju jepet një seri e detyrave të rëndësishme në punë. Secila prej tyre do t’ju ndihmojë të përmirësoni reputacionin profesional. Kurdo që bëni gabime, mos bëni panik. Thjesht pranoni gabimet dhe rregulloni ato sa më shpejt që të mundeni. Askush nuk pret që të jeni perfekt.
 
Demi
Po ndiheni nën ankth duke qëndruar vetëm në një vend, për shkak të një situate kufizuese. Mënyra e vetme për të tejkaluar këtë problem është ta adresoni direkt. Konfrontoni ata që po ju pengojnë. Nëse kërkoni vëmendje për sjelljen e dikujt që ka reaguar keq në publik, do t’ua bëni me dije të gjithëve. Nuk do të jetë e lehtë që ky person t’ua bllokojë rrugën. Fundja, mund të gjeni një punë më të mirë.
 
Binjakët
Një mik do t’ju vë në pozitë shumë të vështirë. Do të jetë e nevojshme të viheni nën mëshirën e një mbikëqyrësi. Mund të ju duhet të paguani para shtesë për të kryer punën në kohën e duhur. Ose ka mundësi që do të mund të keni ndëshkime që jeni vonuar me një pagesë. Trajtojeni këtë situatë si përvojë për të mësuar. Para se të kërkoni ndihmën e dikujt vendosni se a ia vlen të vazhdoni tutje.
 
Gaforrja
Humbja e një pune mund të jetë gjë e mirë. Mos ia vini veshin një personi të dashur që ka bërë shumë panik për një situatë të caktuar. Nëse ruani qëndrimin tuaj, do të gjeni një vend shumë më të mirë. Nuk jeni tipa që mund të përshtateni në atmosferë konvencionale. Derisa të mos e gjeni një mundësi stabile për të bërë karrierë, mund të punoni si të pavarur.
 
Luani
Një person me mendje filozofike është shumë tërheqës. Keni kujdes të mos bini në magjinë e tij. Gjithmonë keni dyshuar në metodat e vjetra të punës. Kjo është arsyeja pse gjithmonë ju kanë tërhequr njerëz që janë mendjehapur, aventurierë dhe që rrezikojnë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë tendencë, por duhet të keni kujdes të mos ngatërroheni me sharlatanë. Gjëja e fundit që doni është të hiqni dorë nga fuqitë tuaja për shkak të një manipuluesi.
 
Virgjwresha
Ndryshimet e papritura sa i përket situatës financiare do t’ju vënë stres në raportet që keni me njerëz. Rezistoni idesë që të zbrazni frustrimet tuaja ndaj një partneri romantik. Jeni shumë më të mirë nëse bashkoni forcat sesa nëse përçaheni. Jeni beqarë? Hyrja në lidhje nuk është zgjidhje për problemet tuaja. Zhvilloni burimet emocionale. Do të ndiheni shumë më mirë për veten nëse zgjeroni shkathtësitë tuaja dhe filloni një punë. Kur keni mundësi të mbani veten do të jeni në pozitë më të mirë për lidhje.
 
Peshorja
Keni ndryshuar shumë në krahasim me ditët e para të një lidhjeje. Kjo është gjë e natyrshme. Askush nuk pritet të ketë opinione dhe besime të njëjta gjithë jetën. Nëse miku i ngushtë apo partneri ndihet i kërcënuar nga qëndrimi juaj i ri, bisedoni me të. Shpjegojani se çfarë ka ndryshuar tek ju. Nëse e shihni që s’mund t’i mbani më lidhjet me të, ndani rrugët në mënyrën më të mirë të mundshme. Universi mund të ketë plane të tjera për të dy.
 
Akrepi
Një problem shëndetësor po ndikon në pamjen tuaj. Është e natyrshme që të jeni shqetësuar për gjendjen tuaj. Mund ta përmirësoni këtë situatë duke u koncentruar në gjëra që ua mbushin shpirtin. Dëgjoni muzikë. Lexoni libra inspirues. Shikoni filma që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mendimet pozitive janë çështje shprehie. Në vend se të keni impulse se duhet të prisni më të keqen, trajnojeni veten për të pritur më të mirën. Tingëllon e thjeshtë, por kjo qasje është terapeutike.
 
Shigjetari
Një ngufatje në jetën romantike po ua zvogëlon stabilitetin. Gjithmonë keni qenë persona që e doni aventurën. Mos rrezikoni gjithçka që keni për të impresionuar dikë që nuk ju njeh mirë, sepse do të gaboni. Nëse e keni përkëdhelur dikë me dhurata të shtrenjta për t’ia marrë vëmendjen, vetëm sa keni humbur kohë. Jeni persona fantastikë. S’ka arsye pse duhet ta ndiqni dikë që është imun ndaj sharmit tuaj.
 
Bricjapi
Jostabiliteti në shtëpi po ua ngre nervat. Nëse jeni duke jetuar me dikë që ka nevojë për ndihmë mjekësore apo psikologjike, jepini një ultimatum. Ka shumë mundësi që ky person i dashur do të insistojë se gjërat janë mirë. Mos e sakrifikoni mirëqenien tuaj për të. Nëse shpërnguleni të jetoni vetë do të qetësoni nervat dhe mund të bëni plane realiste. Keni potencial të madh për të krijuar gjëra të mira.
 
Ujori
Një ide jopraktike po ju jep shpresa të rrejshme. S’ka asgjë gabim të ëndërroni për një jetë më të mirë. Keni kapacitet për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës dhe për të arritur qëllime të mëdha. Për të ecur tutje duhet të punoni shumë. Nëse prisni që dikush t’ju shpëtojë nuk është plan realist. Merrni kontrollin mbi fatin tuaj. Nuk ka rëndësi a po kërkoni dashuri, para apo famë. E rëndësishme është të mbështeteni në përpjekjet tuaja për të ecur tutje.
 
Peshqit
Një humbje financiare do t’ju shkaktojë telashe në rrethin shoqëror. Nuk do të mund të përballoni daljet e shtrenjta me miq. Në vend se të pretendoni se gjithçka po shkon si duhet, tregohuni më të vëmendshëm ndaj kësaj situate. Njerëzit që ju mbështesin me të vërtetë do ta respektojnë këtë. Mbështetuni tek ta për të kërkuar një tjetër punë. Filloni biznesin tuaj. Konsumatorët e parë do të vijnë falë rrethit të gjerë të miqve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes