Horoskopi për datën 12 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 12 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 12 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.
 
DASHI
Pas një periudhe paksa të vështirë për jetën tuaj n2 çift, sot gj2rat duket se do fillojnë të ndryshojnë. Yjet do i keni në krah dhe ambienti do mbushet me ngjyra. Beqarët nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e duhur kështu që do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar do vazhdoni të keni vështirësi të njëpasnjëshme. Kujdes me hapat që do hidhni.

DEMI
Ditë e ngrohtë dhe pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të forta. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vetë atë që pëlqejnë dhe nuk do ndalen derisa ta arrijnë. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilente sepse përndryshe mund të mbeteni edhe pa para fare.

BINJAKËT
Ditë shumë e bukur dhe pa asnjë lloj problemi do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri mund t'iu bëjë edhe një propozim interesant qe do iu lërë me gojë hapur. Beqarët nuk duhet të hezitojnë për asnjë moment së joshuri edhe sikur mos ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Buxhetin do e mbani nën kontroll dhe kjo do ju lejojë të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

GAFORRJA
Paqja do mbizotërojë gjate gjithë kohës në jetën tuaj në çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jetë e këndshme dhe pa probleme. Beqarët nuk do duan të bëjnë aspak ndryshime në jetën e tyre sepse koha që kalojnë me miqtë është shumë e vyer. Në planin financiar nuk do arrini dot t'i zgjidhni problemet që keni pasur dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq.

LUANI
Ditë e mbushur me vështirësi ka për te qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do kenë një takim mjaft interesant në orët e mesditës. Vazhdimësia do varet tërësisht prej tyre. Gjendja e financave do vazhdojë të jetë gjithë kohës e mbrojtur. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

VIRGJËRESHA
Jeta juaj në çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do e keni më të lehte për t'i shprehur ndjenjat tuaja dhe kjo do e përmirësoje situatën mes jush. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të dale nëpër takime apo për të menduar për një lidhje. Buxheti do varet nga ju. Po nuk i bëtë llogarite para se të shpenzoni keni për të pasur probleme më vonë.

PESHORJA
Do jeni të stresuar gjithë kohës dhe me vështirësi do ruani pak komunikim me partnerin tuaj. Asgjë nuk do ecë ashtu si keni menduar në lidhjen që keni. Beqarët nuk do mendojnë shumë për dashurinë, por ajo do vijë papritur në jetën e tyre. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar kuturu sepse po filluan problemet zor se do dilni pa u prekur.

AKREPI
Marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase sot për ju të dashuruarit dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Toleranca dhe liria që do i jepni njeri-tjetrit do jenë për t'u vlerësuar. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene reale sot për te ndodhur secila nga ato. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

SHIGJETARI
Nuk do jeni me fat gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe mosmarrëveshjet kane për të qenë të njëpasnjëshme. Do debatoni edhe për gjerat më elementare. Beqarët do i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen sepse do kenë çështje shumë më të rëndësishme me të cilat do merren. Në planin financiar do jeni të vendosur të bëni një riorganizim të situatës.

BRICJAPI
Ditë e veçante ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndani çdo ide apo mendim me partnerin tuaj dhe kjo e forcojë bashkëpunimin. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me një person që në pamje të parë nuk duket aq tërheqës, por sapo flet ndryshon mendim. Në planin financiar gjërat do ecin mirë sepse do dini si ta menaxhoni situatën.

UJORI
Duhet të keni më tepër besim tek partneri juaj sot dhe nuk duhet kurrsesi ta kontrolloni atë gjithë kohës. Kjo sjellje mund të hapë vetëm telashe mes jush. Beqarët do kenë vetëm aventura kalimtare pa asnjë të ardhme. Do jetë në dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Në planin financiar do kaloni plot vështirësi, por gjithsesi do ja dilni mbanë t'i zgjidhni.

PESHQIT
Ditë shumë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mund të mërziteni pak me diçka që do ju thotë partneri dhe do këmbëngulni të dale e juaja. Beqarët nuk do preferojnë aspak të bëjnë ndryshime të statusit dhe do ndihen mirë ashtu si janë. Sektori i financave do jetë i privilegjuar. Mund t'ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?