Horoskopi për datën 15 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 15 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 15 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Jeta juaj në çift do jetë e mirë gjatë kësaj dite. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin dhe do arrini të flisni edhe për disa tema delikate. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm princin e tyre të kaltër, por do i marrin gjërat si t'iu vijnë. Do ndihen më të qetë në këtë mënyrë. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë, kështu që pjesës më të madhe do i duhet të marrë para borxh për t'ia dalë.
 
Demi
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin tuaj, përkundrazi do ndiheni shumë më të qetë. Beqarët do përballen me zhgënjime nëse nxitohen dhe nuk tregohen të duruar. Buxhetin duhet ta keni me tepër në vëmendje sepse po bëtë gabime situata mund t'iu dalë edhe tërësisht jashtë kontrollit.
 
Binjakët
Klima e ngrohtë do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do dini si të flisni dhe si të merreni vesh me atë që keni në krah, prandaj asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Për beqarët gjithçka do jetë e mundur kështu që duhet të bëhen gati. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por të mjaftueshme sa për të kryer të gjitha shpenzimet e nevojshme.
 
Gaforrja
Ditë e bukur do jetë kjo edhe për ju. Kohën e lirë do e kaloni tërësisht me partnerin dhe do dashuroheni me të me shumë pasion. Beqarët do përballen me surpriza të këndshme. Disa miq kanë menduar për gjithçka dhe zemra do iu rrahë fort. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Situata jo vetëm që do stabilizohet, por mund të ketë edhe goxha përmirësime.
 
Luani
Nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të qëndroni në qetësi ju të dashuruarit. Do i propozoni partnerit gjëra interesante dhe do argëtoheni pafund me një   njeri-tjetrin. Beqarët duhet t'i shfrytëzojnë sa mundin mundësitë që do iu jepen për takime sepse jo gjithmonë do jetë kështu. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll dhe nuk do ju dalin aspak probleme.
 
Virgjëresha
Sot do jeni shumë të zënë me pune ju të dashuruarit dhe nuk do keni shumë kohe për ta kaluar me partnerin. Nëse flisni me të, ai jo vetëm që do ju kuptojë, por do mundohet me sa të mundët t'iu ndihmojë. Beqarët duhet t'i besojnë më shumë instinktit të tyre dhe kanë për të dale të fituar. Me shpenzimet duhet të tregoheni të arsyeshëm nëse nuk doni të keni tronditje të mëdha.
 
Peshorja
Ka rrezik që jeta juaj në çift të ketë probleme sot. Do jeni tejet xhelozë ndaj njëri-tjetrit dhe për gjënë më të vogël do debatoni ashpër me të. Po vazhduat kështu, shumë shpejt ka për të ardhur edhe ndarja. Beqarët do kenë një dite normale dhe pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Buxhetin do fillojë dalëngadalë të normalizohet.
 
Akrepi
Do bëni më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë për mirë. Do jeni më të buzëqeshur të dy palët dhe do doni të kaloni më tepër kohë së bashku. Beqarët do afrohen edhe me shumë me disa persona që kanë njohur dhe mund të fillojnë edhe lidhje romantike. Financat do jenë mjaft delikate, kështu që bëni kujdes.
 
Shigjetari
Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe gjërat do fillojnë të përmirësohen mes jush dhe partnerit. Beqarët do dinë si të joshin dhe si ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Sot do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme në jetën e tyre. Në planin financiar do keni vështirësi, por të afërmit nuk do ju lënë në baltë. Ata do iu japin mbështetje goxha të madhe.
 
Bricjapi
Ditë shumë delikate do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here mund të keni edhe debate të ashpra me partnerin dhe do doni të ndaheni. Mire është të mos merrni vendime të nxituara. Beqarët do kenë shumë komplekse dhe nuk do kënaqen me takimet që do realizojnë. Në planin financiar duhet të bëni edhe sakrifica në mënyrë që gjendja të normalizohet.
 
Ujori
Ditë e mbushur me momente të lumtura do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli gjatë gjithë kohës. Beqarët do ndihen më gati se kurrë për të hedhur hapa prandaj do pranojnë çdo propozim që do iu bëhet. Buxheti do vijë duke u përmirësuar. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë mundësi për të shlyer borxhet, por kurrsesi mos shpenzoni me sy mbyllur.
 
Peshqit
Planetët do i keni gjithë kohës në krah gjatë kësaj dite dhe ata do iu ndihmojnë t'i kaloni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur në çift. Beqarët do jenë më me fat në dashuri dhe shume gjëra do ju ndryshojnë në rrjedhën e jetës sentimentale. Financat nuk do jenë të stabilizuara kështu që bëni kujdes me çdo shpenzim që do kryeni. Pasojat mund të jenë të rënda.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot