Horoskopi për datën 8 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 8 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Nën ndikimin e madh të Saturnit, sot do tregoheni më kërkues ndaj partnerit tuaj ju të dashuruarit. Vërtet do e bëni gjithçka për ta përmirësuar marrëdhënien në çift, por mungesa e taktit dhe largimi nga realiteti mund të sjellin debate të forta. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv te planetëve.
 
Demi

Sot do bëni të pamundurën që ta forconi edhe më tepër bashkëpunimin në jetën tuaj në çift dhe të gjitha përpjekjet do japin rezultatin e pritur. Beqarët më mirë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos nxitohen për asgjë sepse mund të përballen me zhgënjime më pas. Buxhetin nuk do arrini ta mbani nën kontroll kështu që situata do vijë duke u përkeqësuar deri në mbrëmje.
 
Binjakët

Planetët do e mbrojnë jetën tuaj neë çift gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të programoni edhe ndonjë surprizë për atë që keni ne krah. Në pasdite dhe në mbrëmje do ndodhin gjërat më të bukura. Beqarët ka rrezik të hedhin hapa të pamenduara mirë dhe pa reflektuar gjatë. Ky do jetë një gabim me goxha pasoja. Buxheti do stabilizohet vetëm fale ndihmës së të afërmve.
 
Gaforrja

Ata që janë në një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin në çift dhe e gjithë kjo falë disa projekteve të përbashkëta. Do e njohin njëri-tjetrin edhe në një sferë tjetër. Beqarët do joshin e do joshen gjithë kohës, por do druhen të hedhin hapa. Gjendja financiare për fat te mira ka për të qenë goxha e mirë sidomos për ata që jetojnë në një familje të madhe.
 
Luani

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë edhe më e mirë nëse tregoheni me pak autoritare sot. Vërtet e dashuroni dhe jeni besnike ndaj tij, por duhet të dini gjithashtu të merrni mendimin e tij para çdo vendimi të madh. Beqarët do kenë një ditë goxha të mirë dhe të mbushur me takime interesante. Financat nuk do jenë të këqija kështu që do jeni të qetë në këtë sektor.
 
Virgjëresha

Për beqarët do fryjë një fllad i ngrohtë pasioni. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit dhe buzëqeshja do mbizotërojë në fytyrën tuaj. Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të veçantë me persona fantastike. Që sot e tutje shumë gjëra do ndryshojnë për ta. Në planin financiar duhet sa më parë të flisni me disa specialiste që t'iu ndihmojnë të zgjidhni problemet.
 
Peshorja

Do jeni shumë impulsive gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe ka rrezik të bëni disa gabime me pasoja të renda për të ardhmen. Asgjë nuk do ecë ashtu si e kishit menduar. Beqarët do bëjnë mire të reflektojnë disa herë para se t'i japin fjalën dikujt. Sot në fakt do marrin disa propozime. Në planin financiar gjithçka ka për të ecur mirë dhe nuk do ketë tronditje.
 
Akrepi

Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë sot. Në disa momente mund të keni edhe disa debate të vogla me partnerin të cilat nuk do ju mërzitin. Beqarët nuk duhet kurrsesi të hedhin hapa të pamenduara mirë sepse do përballen me pasoja të rënda më vonë. Në planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.
 
Shigjetari

Ditë e turbullt dhe herë pas herë e mbushur me debate do jetë kjo për të dashuruarit. Nuk do toleroni aspak dhe ky do jetë një gabim shumë i madh. Beqarët do kenë disa mundësi për të realizuar takime interesante dhe duhet t'i shfrytëzojnë ato sa më shume që të mundin. Financat nuk do jene të shkëlqyera, por më mirë mbajeni gjendjen të stabilizuar sesa të rrezikoni dhe të humbni gjithçka.
 
Bricjapi

Ditë tejet e animuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni gjatë gjithë kohës emocione dhe kënaqësi të forta. Beqarët gjithashtu do ndihmohen nga Venusi dhe do arrijnë të takojnë personin e duhur. Zemra do ju rrahë fort që në fillim. Buxhetin do përmirësohet goxha falë një pagesë të mirë që do merrni nga puna. Do gëzoheni pa masë për këtë gjë.
 
Ujori

Partneri nuk do jetë dakord me mendimet tuaja për shumë gjëra sot dhe ju nuk duhet kurrsesi të imponoheni pasi do keni probleme serioze. Dëgjojeni me kujdes dhe bëni atë që është më e mira për të dy. Beqarët duhet t'i bëjnë sytë katër në çdo moment dhe kanë për ta gjetur personin e duhur. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.
 
Peshqit

Pas të gjitha përpjekjeve që keni bërë kohët e fundit për të përmirësuar marrëdhënien me partnerin, sot do merrni frytet e shumëpritura. Do jeni të pandarë dhe do dashuroheni si asnjëherë më parë me atë që keni ne krah. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me çdo hap qeë do hedhin. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do përmirësohet tej mase.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi