Horror në fshat/ Ndjek me sëpatë komshinjtë, masakron lopët

Foto ilustruese

Një burrë, i moshës 56 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi ndoqi këmba-këmbës për t’i vrarë me sëpatë dy komshinj, sepse lopët e tyre kishin hyrë në livadhin e tij. Kur nuk i arriti dot fqinjët, A. T sipas burimeve të gazetës Si qëlloi me sëpatë pesë lopë duke i gjymtuar dhe i plagosur ato, çka solli vënien para përgjegjësisë dhe nën akuzë jo vetëm për kanosje, shkatërrim prone dhe armëmbajtje, por edhe për veprën e keqtrajtimit të kafshëve.

Ngjarja ndodhi në Priskë tregoi për gazetën Si zyrtari i policisë që bëri inventarin e lopëve të gjymtuara me sëpatë dhe që sipas asaj që u shkrua në procesverbal, kafshët kishin plagë në kofshë e kurriz të tilla që konsiderohen të pashërueshme.

Si nisi sherri?

I arrestuari A. T. rezulton si shtetas i dënuar në vitin 2011, për akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë. Së fundmi, ai doli nga kontrolli për faj të kafshëve. Policia u vu në dijeni të ngjarjes nga A. M që kërkoi ndihmë.

“Më njoftoi punëtori që po ndiqej me sëpatë këmba-këmbës. Më tha po më ndjek A. me sëpatë dhe ndërkohë po gjuan dhe lopët. U nisa ta sqaroja, por sapo më pa dhe unë po e pyesja çfarë dëmi i kisha bërë  ai më ndoqi dhe mua”.

Shtetasi A. M tregon se komshiu ndërkohë e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë. “Me sa kuptova, lopët e mia ishin futur në tokën e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar shumë dhe ndaj ka zbrazur nervat te lopët duke i qëlluar me sëpatë.

Policia thotë për gazetën Si se nga këqyrja rezulton që lopët kanë plagë të thella rreth 15 centimetra dhe janë të gjymtuara.

“Dëmi mund të jetë rreth 4 milionë lekë”, shton më tej kallëzuesi në polici.

Burimet e gazetës Si shtojnë se kanë kërkuar si dëshmitar edhe punëtorin e shtetasit A. M, që punon si bari.

“Dola për të futur lopët në stallë dhe kur u ktheva pashë disa lopë që kishin hyrë në livadh. Hyra për t’i nxjerrë, por u ndoqa me sëpatë nga A.T dhe vrapova sa munda për të shpëtuar. Njoftova pronarin që të vinte në fermë”, dëshmon 47-vjeçari.

Bisedën mes pronarit dhe të arrestuarit e ka riprodhuar edhe bariu, i cili shton “pashë pronarin që i tha, çfarë po bën hajde flasim, por ai u nxeh dhe e ndoqi dhe atë me sëpatë”.

Policia shton se pasi siguroi një avokat kryesisht ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga i arrestuari, i cili ka refuzuar me frazën “nuk kam asnjë shpjegim për të dhënë, nuk njoh asnjërin nga personat që më kanë kallëzuar”./ GazetaSi

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    “Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?

Komento

Komente

  • Tralala: 14/01/2021 21:20

    Ky fshatari qe goditi lopet me spat paska shum prirje per tu ber polic ..

    Përgjigju
  • KANUNI I LEKES neni i 10: 14/01/2021 19:32

    KETIJ PLEHRES me sepate,,ti vritet tani te gjitha kafshet qe ka ne shtepi dhe ti shembet shtepia ,,ose ti digjet shtepia,,,,dhe te qerrohet nga fshati,,te lecitet sic thote kanuni i leke dukagjinit...

    Përgjigju
  • lomi: 14/01/2021 18:41

    TE arrestohet dhe te denohet ky pleher qe godet kafshet....

    Përgjigju
    • Durresi: 14/01/2021 21:31

      O loqja,mjafton t marresh policine ne telefon,edhe kur t ha qeni i komshiut kepucet... Jo po t mbajme t gjithe ndonje kallash me vete dhe ti biem t parit qe t sheh shtrember...

    • Enea kosturi: 14/01/2021 20:02

      I drejti kur do here e ha sa krahu

    • dsads: 14/01/2021 19:28

      faji i dyfishte, por fillimisht i atij qe shkakton

    • Lom loqja: 14/01/2021 19:06

      Po ky ropshinqe i ka demtuar pronen i pariduke futur lopet e duke i prishur ca ka mbjell ca duhet me i bo? Me te ardh ty pitbulli komshiut e me te gris kepucet qe ke ne shpi ca do beje.na cat trapin me keto mbrojtjen e kafsheve pallosha



×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet e 25 prillit, delegacioni i ODIHR vjen në Shqipëri, 5 ditë takime me krerët e partive