Hoti i përgjigjet Kurtit për rishikimin e vendimeve të kabinetit të tij: S’ka për të pasur mundësi për të marrë pushtetin

Hoti i përgjigjet Kurtit për rishikimin e vendimeve të kabinetit të tij: S’ka për të pasur mundësi për të marrë pushtetin

Deklarata e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, se nëse do të jetë fitues në zgjedhjet e 14 Shkurtit, do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e këtij ekzekutivi të drejtuar nga Avdullah Hoti, ka sjellë reagime të shumta në politikën kosovare.

I pyetur në lidhje me këto deklarata Hoti i ka quajtur ato vetëm fiksion dhe theksoi se Kurtit nuk do t’i vijë rradha për të drejtuar.

“E para është veç fiksion i tij, s’ka me i ardhë shanca asnjëherë atij për të marrë pushtetin, ne njëherë ja kemi dhënë pushtetin, edhe dy herë e ka shkel Kushtetutën, më nuk do t’ia japin mundësinë qytetarët që ta marrë pushtetin. Vendimet që i kam marrë unë janë vendime të rëndësisë shtetërore, tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit, ose vendimet për të vendos rend e ligj, ose vendimet për të shkarkuar drejtorin e Policisë, të cilit ai i ka lëshuar mirënjohje e që më vonë shkoi në PDK. Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, ka deklaruar Hoti.

Përpara Hotit kishte reaguar edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i cili ka krahasuar deklaratat e Kurtit të ngjashme me ato të Lenin.

“… Njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 14 Shkurt, në një fushatë e cila po karakterisohet nga akuza të shumta dhe thyerje të rregullave antiCOVID. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë