Hoti për Kurtin: Mund t’i ikë përballjes, por jo 9 shkurtit! E ka tradhtuar besimin e qytetarëve

Hoti për Kurtin: Mund t’i ikë përballjes, por jo 9 shkurtit! E ka tradhtuar besimin e qytetarëve

Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet ka thënë se Albin Kurti, mund edhe t’i ikë përballjes me oponentët politikë, por s’mund t'i shpëtojë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. 

Hoti ka deklaruar edhe se, mos prezencën e VV-së në disa televizione duke thënë se kjo është për keqardhje, dhe se, do të ishte qasje e duhur që në studio televizive të kishim përfaqësuesit e partive politike për të ballafaquar programet për ekonomi, ose shëndetësi.

‘‘Tani ai mund ti ik përballjes në studiot televizive me oponentët politikë me partitë që garojnë në këto zgjedhje, por s’mund t’i ikë 9 shkurtit, aty do të ballafaqohet me vullnetin e qytetarëve. Unë besoj që është për keqardhje që qytetarëve nuk u shërbehet një debat i tillë, nuk iu ofrohet një debat i tillë.

Do të ishte qasje e duhur që çdo mbrëmje në studio televizive të kishim përfaqësuesit e partive politike për të ballafaquar programet për ekonomi, ose shëndetësi. Dhe të kishim një ose dy debate të kandidatëve për kryeministër.

Nuk ështël obligim kushtetues, por është obligim demokratik. Para disa viteve kërkon që të ketë ballafaqime të tilla, tani më e dinë edhe ata se çfarë do t’i gjenë në zgjedhje, e kanë tradhtu besimin e qytetarëve. ’’, ka thënë ai në T7.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër

Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër