Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj deklaroi mënyra e raportimit të financave duhet të bëhet sipas rregullave të financimit, duhet të përfshijnë çdo detaj, shpenzimet nga partitë, shpenzimet nga subjektet që lidhen me partitë, çdo informacion për raportin financiar nevojitet të pasqyrohet.
“Duhet që çdo shpenzim të depozitohet sipas formateve të standardizuara për raportimet vjetore. Në zbatimin të ligjit, shkelja e afateve të dorëzimit të raporteve në kohën e duhur apo shkejla e formateve të miratuara në KQZ dënohet me ligj nga 50 deri në 100 mijë lekë. Afati për dorëzimin e shpenzimeve është në 31 mars afat”, është shprehur zëdhënësja.
Deklarata e plotë e Drilona Hoxhaj
Në zbatim të nenit 15/2, neni 23, të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, si dhe akteve të miratuara nga KQZ, ju kujtojmë partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2017, brenda datës 31.03.2018.
Sipas ligjit “Për Partitë Politike”, partitë politike, dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit pranë KQZ dhe duhet të jenë sipas regullave për raportimin e finananciar dhe duhet të përfshijnë informacion të hollësishëm për:
a) burimet e financimit të partisë politike gjatë gjithë vitit kalendarik;
b) shpenzimet e kryera nga partia politike
c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike;
si edhe çdo informacion tjetër që parashikon ligji “Për partitë Politike” për aktivitetin financiar të partisë politike.
Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike, sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.
Theksojmë se, afati për dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike është data 31.03.2018.
Faleminderit!
d.gj/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44