Hoxha në Report Tv: PD duhet të rinovohet në masën 50% në pozicionet drejtuese! Kryesia e re me emra të konsumuar

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Hoxha është i mendimit që Partia Demokratike duhet të rinovohet në masën 50% në mënyrë që të frymëzojë dhe të ngjallë shpresë. Në "Studio Live" në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Hoxha tha se Kryesia e Re e zgjedhur të shtunën, ka individë që janë të konsumuar nga pushteti dhe që nuk kanë arritur që të kenë një figurë të pastër.

"Pashë atë kryesi që unë gjeta në vitet 2017, pra mendoj që PD ka ngelur në vend numër dhe është kthyer më keq mbrapa, gjykoj dhe do të kundërshtoja me forcë këto prurje që nuk i japin mundësinë, shpresën forcën, ky është defekti që nuk është korrigjuar kurrë në PD, individët nuk frymëzojnë dhe nuk japin besim në elektoralin e djathtë, janë konsumuar në pushtet dhe nuk kanë arritur që të kenë një figurë të pastër, PD duhet të rinovohet në masën 50% në gjithë hierarkinë e organeve drejtuese, që nga kryetari i Këshillit deri te anëtarësia", tha Hoxha.

Problemin e gjen te fakti që kjo parti, ndonëse lindi si një forcë politike demokratike nuk ka qenë asnjëherë e tillë, por ka krijuar kulte individi, referuar këtu Sali Berishës dhe jo lider të vërtetë.

"I ka munguar gjithçka me të qenit një parti Demokratike. Ndryshimi i sistemit nuk krijoi një parti me vlera, të qenit lider brenda liderit, asnjëherë nuk ka dashur që të krijojë lider, dhe të shkuar drejt një kulti individi ka mbajtur pranë ata votuan për Bashën, pastaj dolën kundër tij", shtoi Hoxha.

Duke u ndalur te të qenit lider, deputeti foli edhe për Lulzim Bashën duke thënë se ky i fundit e ka pasur të vështirë të jetë radikal dhe i drejtpërdrejtë në vendimmarrjet e tij, duke e bërë të vështirë që të rrëzonte modelin 30 vjeçar që ishte krijuar.

"Basha e ka pasur të vështirë, duke qenë pjesë e Berishizmit dhe për të mbajtur ekuilibra që të mos bënte një revolucion, në 2017 i kam thënë "tani është momenti të bëhet PD një parti model dhe hajde t'i hyjmë partisë", duhet të ishte më radikal dhe i drejtpërdrejtë, aftësitë i ka, por nuk e ka pasur të mundur që ta rrëzosh atë model të krijuar për 30 vite", u shpreh deputeti.  

Nëse gjërat nuk ndryshojnë në PD-së, atëherë ai e sheh të ardhmen të zymtë.

"Do gjendemi përballë 6 marsit, ku do marrim më pak bashki dhe do ishte shkatërrimtare. Nuk besoj që Berisha pas 30 vitesh të bëjë diçka që e ka pasur mundësi për ta bërë me kohë, konservatorizmi është pak e ashpër për shtresat që jetojnë në Shqipëri, e pranoj me çdo kosto bashkimin, edhe duke u larguar vetë", u shpreh Hoxha.

Në fund, sqaroi se ai nuk do të bëhet pjesë e asnjë pale, teksa tha se nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, atëherë ai do të vijojë që të jetë pjesë e partisë, por opozitar brenda saj.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 30/05/2022 20:02

    Kesmeti i Rames dhe halli i shqiptareve...

    Përgjigju
  • Veri: 30/05/2022 18:08

    Vetem aftesi nuk ka Basha,z.deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja