Gjatë një takimi në Delfi me përfaqësues të biznesit grek, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vuri theksin tek potenciali i Shqipërisë për investime dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Greqinë.

Në një postim në rrjetin X, Hoxha bëri të ditur se diskutimet janë fokusuar te mundësitë që ofron ekonomia shqiptare dhe klima gjithnjë e më miqësore për investitorët e huaj.

Ai theksoi se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë të forcohen, duke u mbështetur në bashkëpunim të qëndrueshëm dhe përfitim të ndërsjellë.

Sipas tij, Greqia renditet aktualisht si partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg në rritje për eksportet shqiptare, çka reflektohet edhe në shtimin e shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2025 dhe muajve të parë të vitit 2026.

Hoxha nënvizoi gjithashtu se investimet greke janë në rritje, me mbi 800 ndërmarrje që operojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorë kyç të ekonomisë dhe punësimit.

Megjithatë, sipas tij potenciali mbetet edhe më i madh dhe kërkon më shumë angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit, veçanërisht në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.

Ministri vlerwsoi edhe komuniteti shqiptar në Greqi qw vijon të luajë një rol të rëndësishëm si urë lidhëse ekonomike dhe si faktor në forcimin e partneritetit strategjik afatgjatë mes dy vendeve