PRISHTINË, 27 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartëright, me të cilin kanë bashkëbiseduar për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit që do të përmbyllej me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, këtë vit.
Hoxhaj, sipas zyrës së tij, ka thënë se brenda një periudhe gati tre vjeçare raportet ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës (KiE) kanë ndryshuar pothuajse në mënyrë thelbësore dhe tashmë kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e mëhershme të KiE-së për të bashkëpunuar.z.t/./a.g/
/Shqiptarja.com