/ATSH/.- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pritet të marrë pjesë sot në takimin e Koalicionit kundër ISIS në NATO, të thirrur nga Sekretari Amerikan, John Kerry.
Hoxhaj së bashku me ministrat e jashtëm të rajonit, një ditë më parë, kanë marrë pjesë në një seancë diskutimi në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Në fjalën e tij para mbi 100 deputetëve, Hoxhaj foli për raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke thënë se përmbyllja e negociatave për MSA-në këtë vit ishte një arritje e madhe për të dyja palët.
Hoxhaj tha se "është koha e fundit për të marrë një vendim për vizat dhe nevojën që shteti i ri të njihet nga pesëshja evropiane".
Duke folur për dialogun me Serbinë, Hoxhaj deklaroi se "qeveria e re do të vazhdojë menjëherë dialogun, se në të do të diskutohen tema të reja dhe që duhet të përfundojë me Traktatin e Paqes"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com