Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të gjithë ambasadorët e Francës të akredituar në vendet e Evropës Juglindore, me të cilët ka bashkëbiseduar për ecjen e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
Ministri Hoxhaj, sipas njoftimit të dërguar sonte nga zyra e tij, pasi ka falënderuar ambasadorët për kontributin dhe ndihmën e madhe të Francës në aspektin bilateral dhe mbështetjen në perspektivën evropiane, i ka njoftuar nga afër për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.
Sipas Hoxhajt, Kosova me gjithë zhvillimet politike ka ndjekur në mënyrë proaktive axhendën në politikën e jashtme duke rritur numrin e njohjeve në 108 dhe të anëtarësimit në organizata, ndërsa shumë shpejt në këtë drejtim do të ketë edhe lajme të tjera pozitive.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoxhaj ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë dhe shtetit për ta vazhduar atë duke implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura deri më tani. Në funksion të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, Hoxhaj ka prezantuar edhe pesë hapat që duhet ndërmarrë përfshirë implementimin e plotë të marrëveshjeve të arritura pa provuar të rishikohen apo rinegociohen; respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke përfshirë heqjen e barrierave për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare; shpërbërjen e plotë të strukturave paralele; integrimin e plotë të serbëve në Kosovë dhe para hyrjes në BE duhet të arrihet një marrëveshje ligjore obliguese.
Ambasadorët francezë kanë shprehur vendosmërinë e shtetit të tyre për ta përkrahur Kosovën në të gjitha aspektet dhe nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
ATSH
/Shqiptarja.com