Xhejzën Meknju tregon këtë fakt interesant: “Në vitin 1959 Nikita Hrushovi mburrej para një ministri amerikan: “Juve amerikanëve mund t’jua hedhësh fare lehtë [You Americans are so gullible].

Ju nuk e pranoni komunizmin menjëherë, por ne do t’ju ushqejmë me doza të vogla socializmi, derisa një ditë të bukur kur të zgjoheni do të shihni se te ju tashmë është komunizëm. Nuk do të na duhet të luftojmë me ju. Ne kështu do të dobësojmë ekonominë tuaj që të bini në duart tona si frut i pjekur” [We’ll so weaken your economy until you’ll fall like overripe fruit into our hands].

Sikurse vë në dukje Xhef Najkuist-i, “tërheq vëmendjen fakti se Hrushovi nuk tha: “Ju do të jetoni nën komunizëm”. Gjithashtu nuk tha: “Fëmijët tuaj do të jetojnë nën komunizëm”. Ai u tha amerikanëve se nipat e tyre do të jetojnë nën komunizëm.

Hrushovi e pranonte se plani i Moskës ishte plan afatgjatë, i përllogaritur për disa dhjetëvjeçarë pune”... Pra, ajo që ne kemi është një model që zgjat me dekada të “vazhdimësisë së udhëheqjes” në ish-Bashkimin Sovjetik, dhe tani në Rusi.

Do të ishte thjesht e pamundur të realizohej një strategji afatgjatë, për të cilën flet Golicini, në kushtet e një demokracie reale, ku kursi i drejtimit të një shteti mund të ndryshojë çdo 4 apo 8 vjet. Vetë Vladimir Putini ka pranuar se është bërë “prej brumi sovjetik”. Putini është komunist dhe ai është vazhdim logjik i planeve afatgjata të kohës së Bashkimit Sovjetik.