Huamarrja në tregjet botërore pa miratimin e Kuvendit! Halili: Do jetë zë në buxhetin vjetor të shtetit! Alibeaj: Ligji hapësira për abuzim në kohë fushate

Marrja e huas në tregjet ndërkombëtare tashmë do të realizohet pa bekimin e kuvendit. Ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Huamarrjen shtetërore, boxhin dhe garancitë shtetërore të huasë”, nxitën debate në Komisionin e Ligjeve. Ndryshimet parashikojnë që marrja e borxheve në tregun e jashtëm nga qeveria do të parashikohen në ligjin e buxhetit të shtetit, dhe momenti i daljes në treg do të jetë me vendim të Këshillit të Ministrave, pa nevojën e paraqitjes së akteve ligjore në kuvend.

‘Po kërkoni të mënjanoni nga kuvendi të drejtën për ta miratuar borhxin, duke ia lënë në duar qeverisë!’- tha Alibeaj.

‘Për sa kohë ka marrë miratimin në kuvend në buxhetin e shtetit, është e panevojshme të kryhen procedura të tjera ligjore për të dalë në tregun ndërkombëtare në momentin  përshtatshëm. Prandaj janë këto ndryshime.’- u shpreh Kesiana Halili, drejtore e harmonizimit të kontrollit të brendshëm financiar publike.

Për opozitën, shqetësuese është dhe ofrimi i garancive për huamarrje kompanive për realizimin e projekteve me interes publik, çka mund të keq përdoret në periudhë fushate elektorale, si dhe kalimi i kompetencave për menaxhimin e skemave sovrane nga Ministria e Financave tek Agjencia e trajtimit të kredive.

‘Këto garanci që flitet në ligj mund të keq-përdoren për korrupsion apo në fushatë elektorale, kur jemi pranë zgjedhjeve lokale.’- u shpreh Alibeaj.

‘Agjencia e trajtimit të kredive ka dështuar. Ky ligj duket sikur kërkon të spostojë akuzat e KLSH nga ministria e financave tek Agjencia. Të vinë ministrat të na sqarojnë.’- tha Çupi, deputete e PD-së.

Edhe për deputetët e mazhorancës pr/ligji ka paqartësi, çka solli dhe vendimin për ta shtyrë shqyrtimin e tij. Përfaqësuesit e ministrisë së Financave sqaruan se objektivi i ndryshimeve ligjore është lehtësimi i procedurave për marrjen e huave dhe financimin e projekteve të caktuara me interes kombetare. Sipas tyre, ndryshimi ligjor vjen në kuadër dhe të eksperiencës së kaluar nga COVID 19, ku pati tre garanci sovrane për ti ardhur në ndihmë biznesit, të punësuarve dhe familjeve në nevojë.

‘E para 11 mld lekë, 5.3 mld lekë të dizbursuara, 48% është përdorur. E dyta 15 mld lekë, është përdorur 73%, skema e tretë 2022, është përdorur 12%. skemi detyrime të prapambetura. Pra sështë paguar asnjë para nga bxuheti i shtetit. 1 100 kredi të marrë në bankat e nivelit të dytë, që po paguhen nga vetë biznesi.’- u shpreh Kesiana Halili.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona