Huazimi te Chelsea, Pato i penduar: S’e kuptova përse s’luaja, duhet të kisha shkuar diku tjetër

Huazimi te Chelsea, Pato i penduar: S’e kuptova përse s’luaja, duhet të kisha shkuar diku tjetër

Sulmuesi brazilian Alexandro Pato

Në 2016 pas shumë ulje-ngritjeve Alexandro Pato u rikthye në Europë me shpresën se mund të rindizej edhe njëherë si në kohërat me Milanin. Mirëpo ai kalim te Chelsea ka qenë një vendim i gabuar sipas brazilianit. 32-vjeçari pretendon se në Londër mori shumë pak minuta në krahasim me atë që meritonte dhe kjo solli që të largohej pas vetëm 6 muajsh.

Në një intervistë të fundit për ‘The Players Tribune’ Pato është shprehur: “Mendova se Chelsea do të më huazonte për gjashtë muaj dhe më pas do të nënshkruaja për tre vjet. Nuk e kuptova se ata mund të thoshin jo pas huazimit. Sikur ta dija? Do të kisha shkuar diku tjetër. Ishte për të ardhur keq, sepse po stërvitesha shumë mirë dhe trajneri (Gus Hiddink) më aktivizoi vetëm dy herë. Nuk e kuptova kurrë pse.”

Pas huazimit te Chelsea Pato më pas kaloi ne Spanjë tek Villareal.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025