Huffington Post Italia: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan

Huffington Post Italia: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan

Në një kohë kur e gjithë bota po ndjek me drithërimë situatën në Afganistan, me marrjen e pushtetit në duart e talebanëve, Huffington Post Itali në një artikull të tij sot, e konsideron një gjenocid që po ndodh para syve tanë. Burra, gra, të moshuar, adoleshentë dhe fëmijë të detyruar të ikin pa qëllim për të kërkuar strehim nga persekutimi i talebanëve që pushtuan Kabulin. Nuk është rastësi që kjo po ndodh tani; për ata që nuk janë të rinj në historinë bashkëkohore, ata e dinë mirë se vendimi i Biden për të tërhequr trupat nga toka afgane mund të jetë një strategji e pastër në lidhje me atë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, në shfaqjen e fronteve të reja në tabelën gjeopolitike botërore.

Por ndërsa e gjithë bota mbetet e tronditur nga video mesazhet dhe fotot që na mbërrijnë prej andej, në artikullin e shkruar nga gazetarja shqiptare Anita Likmeta, vlerësohet zgjedhja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të ofruar një strehë të përkohshme është lajm me rëndëi për ata që i largohen persekutimit. Gazetarja thekson se Rama e bëri këtë Njoftim në një postim të gjatë  në Facebook duke shpjeguar arsyet që e shtyn të vepronte menjëherë.

"Ai kujton se në Shqipëri gjetën strehë hebrenjtë, dhe asnjë prej atyre dy mijë personave që u larguan nga regjimi i Hitlerit nuk iu dorëzuan nazistëve. Kështu, përveçse një mësim për Perëndimin, Edi Rama lider i një demokracie të re të një vendi me popullsi më të madhe muslimane, mori dhe një pozicion të qartë që tingëllon si një paralajmërim ndaj “sentiment-it” (shën. Përkthyesit: ndjesisë) të pështjelluar dhe kontradiktore të përhapur në demokracitë perëndimore me atë që po ndodh në Afganistan: e sigurtë është se talebanët janë nazistët e mijëvjeçarit të ri", shkruan Huffington post.

Por, teksa shprehet e lumtur për këtëvendimarrje të Atdheut të saj të lindjes,  gazetarja e Huffington post Italia thotë se ndryshimi mes dy kulturave të vdekjes siç janë nazistët dhe talebanët qëndron në faktin se për nazistët ishte çështje e pohimit të superioritetit të një race nga një tjetër, ndërsa për talebanët është çështje e pohimit të superioritetit të gjinisë: objektivi i vërtetë i talebanëve është një patriarkalizëm i çmendur dhe pervers, që ka si qëllim asgjësimin fizik dhe moral të gruas.

Sipas saj, zhvlerësimi dhe ribashkimi i grave është një fakt stërgjyshor i shumë kulturave në botë. Këto zakone të rrënjosura nuk mund të vihen në diskutim, natyrisht, dhe në Afganistan. Ata që sot largohen nga ajo tokë, ata që kapen pas avionëve, janë burra e gra që kanë përqafuar idealet perëndimore të barazisë dhe që refuzojnë ti nënshtrohen sërish një kulture kriminale që pranon të martojë vajzat 8 vjeçe dhe më pas i varros të nesërmen e natës së parë të martesës.

"Më vjen ndërmend një film shqiptar që më ka prekur shumë (14 vjec dhëndërr): një familje e pasur, të paktën krahasuar me varfërinë kolektive, vendos të martojë djalin e vetëm në moshën 14 vjeç me një vajzë 20-vjeçare, të fuqishme por nga një familje e varfër, për të bërë punët e shtëpisë. Vajza kundërshton sa të mundet, madje dhe duke ikur e duke u ngjitur në çatinë e shtëpisë, duke kërcënuar me vetëvrasje. E ëma i përgjërohet të martohet për t’i dhënë mundësinë motrave të saj të rriten disi më mirë. E mundur nga ndjesia e fajit, e reja Marigo pranon. Një skenë e filmit që rrëfen kushtet e grave në Shqipërinë rurale të atyre viteve: Marigo, si shumë gra të tjera, gjatë kthimit në fshat nga fushat, mban mbi supe ngarkesën me dru, si një mushkë me samarr. Dy burra, që pinin kafenë, vëzhgojnë me kënaqësi kthimin e grave nga fushat. “Jemi burrat më me fat! Në botë nuk ka gra si tonat”, thotë një prej tyre. Por tjetri i përgjigjet: “Jo miku im, nuk janë ato më të mira, jemi ne më të mirë: të na shërbejnë është më e pakta që mund të bëjnë” shkruan gazetarja shqiptare Likmeta.

Në fund, artikulli i Huffington post mbyllet me fjalinë se kush e ka njohur këtë botë, dhe është liruar prej saj me shumë mund, sot po dërgon avionët e shpëtimit në Kabul dhe hap dyert e strehimit për refugjatët afgan.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'