Sakrificat e bluzave të bardha! Familjarët çojnë ushqime te Infektivi për heronjtë

Sakrificat e bluzave të bardha! Familjarët çojnë ushqime te Infektivi për heronjtë

Ushqimet ndaj stafit të Infektivit

Mjekët dhe infermierët shihen si rrezja e vetme e dritës në këtë situatë të vështirë që koronavirusi ka futur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën. Në këto ditë të paqarta me të cilët po përballemi të gjithë, bluzat e bardha shihen si heronjtë e vërtet kundër këtij virusi dhe këshillat e tyre janë të vetmet që qarkullojnë jo vetëm në media, por dhe në diskutimet familjare apo komunikimet në rrjetet sociale.

Sakrificat e mjekëve në këto kohë kanë krijuar admirimin dhe vlerësimin te mbarë shqiptarët, të cilët përmes veprimeve dhe gjesteve të ndryshme kanë shprehur solidaritetin e tyre. Ata që po prekin nga afër sakrificat e bluzave të bardha janë familjarët e tyre, të cilët u kanë çuar ushqime stafit mjekësor te Spitali Infektiv, të cilët ndodhen në vijën e parë të fronit në këtë luftë me armikun e padukshëm.

1585149406_INFEKTIV3.jpg

Infektivi është tashmë zonë e karantinuar, por familjarët nuk kanë nguruar që nga përtej gardhit të sigurisë me mundësitë e tyre modeste t'u çojnë ushqime mjekëve, në punë e tyre të vështirë dhe të palodhur.

Ndonëse shpesh kanë qenë të sulmuar dhe të pavlerësuar në punën  e tyre, bluzat e bardha sot shihen si e vetmja shpresë për të gjithë shqiptarët, ku të gjithë presin të dëgjojnë prej tyre një lajm të mirë apo një këshillë më shumë në përballimin e kësaj pandemie, që ka gjunjëzuar mbarë botën.

1585149397_INFEKTIV2.jpg

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 27/03/2020 17:27

    cojini dhe ca familjeve te varfra...qe te mos perfundojne ne spital..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale