Humb betejën me kancerin e gjirit aktorja e njohur amerikane

Humb betejën me kancerin e gjirit aktorja e njohur amerikane

Diahann Caroll

Aktorja e njohur amerikane  Diahann Caroll ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Sipas "People", ylli i serialit "Julia" u diagnostifikua me kancer gjiri që prej vitit 1990.

 Menaxheri  i saj ka konfirmuar vdekjen në shtëpinë e saj në  Los Angeles, në krah të së bijës Suzanne.

 Carol Diahann Johnson e filloi karrierën në moshën 15- vjeçare, duke modeluar për revistën Essence, por zemra e saj ishte tek interpretimi.

 "Unë gjithmonë e dija se duhej të bëja diçka që të isha para një audiencë", është shprehur Carroll për "People" në vitin 2008.

Në 1974, Carroll u nominua për Oskar me çmimin "Aktorja më e Mirë" për rolin e saj  në "Claudine".

Në vitin 1983, ajo ishte aktorja e parë me ngjyrë që zëvendësoi një aktore të bardhë në një rol dramatik në Broadway në "Agnes of God".

Aktorja ishte personi i parë me ngjyrë  që shkëlqeu në një shfaqje për lançimin e një marke sapuni. 

Në vitin 1986, ajo shkroi një autobiografi "Diahann!" me Ross Firestone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja