Tetori rozë, mjeku në Report Tv: Numri i shtrimeve me kancer gjiri ka rritje të fortë, në 2022 kishim mbi 10 mijë

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.  Mjeku, Alban Ylli specialist në ISHP, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se ka një rritje të shtrimeve të grave të shtruara në spital me kancer gjiri. Vetëm vitin e kaluar tha mjeku ka pasur mbi 10 mijë shtrime, por nënvizoi Ylli kjo nuk është një shprehje e shfaqjes së sëmundjes në popullatë, por e aksesit më të madh të grave të diagnostikuar me kancer gjiri.

'Në Shqipëri kanë zbuluar 720 raste të reja në vit me kancer gjiri. Vitin  kaluar 11 burra u prekën nga kanceri i gjirit. Numri i shtrimeve ka një rritje të fortë. Në prirje të përgjithshme rritja e shtrimeve është shumë e më e lartë se incidenca. Në vitin 2022 kemi pasur 10 mijë shtrime nga kanceri i gjirit. Nuk është shprehjeje shfaqjes së sëmundjes në popullatë por, e aksesit më të madh të grave të diagnostikuar më kancer.  Shqipëria është duke ndryshuar ka më shumë se 10 vite që vërejmë ndryshime. Ne kemi arritur të demonstrojmë një ulje të diametrit të kancerit të gjirit në momentin e diagnozës. Janë të rralla raste kur kapen në faza në avancuara kur duket me sy të lirë. Kemi shumë punë për të bërë.’- u shpreh Ylli.

Sa i takon rasteve të vdekshmërisë, mjeku tha se ka një prirje dukshëm pozitive. Specialist i ISHP-së tha se ka një ulje të vdekshmërisë së parakohshme nga 30-70-vjeç.

‘Të kapësh 50 raste në vit këto reflektohen në vdekshmëri. Për fat të mirë ka prirje të dukshme pozitive. Kemi një ulje të vdekshmërisë së parakohshme nga 30-70 vjeç, por edhe një ulje te vdekshmërisë bruto të rasteve totale që numërohen në vit. Për herë të parë kemi rënë poshtë 200 rasteve. 192 raste të vdekjeve nga kanceri i gjirit vitin e kaluar.’- tha mjeku.

Për gazetarin Nertil Agalliu, mjeku tha se numri i grave të cilat duhet të kryejnë mamografi duhet të jetë më i lartë. Sipas Yllit kryhen rreth 25 mijë mamografi, por kjo shifër duhet të dyfishohet.

‘Numri i mamografive të kryera duhet të jetë më i lartë. Kemi përmirësime të dukshëm në ndërgjegjësimin  situatës dhe në diagnozë të hershme. Janë rreth 25 mijë mamografi diagnostikuese që kryhen në Shqipëri. Ka dhjetëra raste të kapjes së kancerit të gjirit në fazë të hershme. Ka ende shumë për të bërë, duhet ti dyfishojmë në 50 mijë.’- u shpreh mjeku.

Mbi 70% e rasteve të diagnostikuar tha mjeku, janë mbi 50 vjeç. Sipas mjekut, ata që ndjejnë risk të lartë e që kanë pasur një person me kancer gjiri në familje, duhet të kujdesen për që në moshën 30 vjeçe të kryejnë ekzaminime të përvitshme, si dhe të kryejnë analizat gjenetike.

‘Prirja është e mirë e qëndrueshme ka shenja atë qarta që ku kancer po trajtohet me sukses në Shqipëri. E para është trajtimi, por edhe diagnozat e hershme. Ka ende punë, por jemi në rrufën e duhur. Mbi 77% i rasteve të diagnostikuar mbi 50 vjeç. Ato që ndjejnë risk të lartë që kanë pasur një person me kancer gjiri duhet të kujdesen për të që në 30-tat dhe duhet të bëjnë një ekzaminim të përvitshme. Po ashtu duhet të kryejnë edhe analizat gjenetike. 10% të rasteve ky kancer shfaqet si pasojë e një gjeni të caktuar. Këshillat janë tek ato që janë më risk të lartë të gjitha aktivitete e depistimit duhet të fillojnë më herët.’- u shpreh mjeku.

Sipas të dhëna zyrtare incidenca e të diagnostikuarve me kancer gjiri eshte me e larte ne qarqet e Beratit, Fierit dhe Vlorës dhe më ulët në qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës. Në dy qarqet e fundit, mund të kenë luajtur një rol edhe problemet e identifikimit apo raportimit te rasteve ndërsa në mbarë vendin vlerësohet të jenë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me këtë semundje.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë