Një çift nga Shqipëria është aksidentuar tragjikisht mëngjesin e të shtunës në Greqi, në aksin Xorterou – Koimisis në Seres të Greqisë.
Burrë e grua, Jani Shkurti 35 vjeç dhe Vasilika Alija 25 vjeçe nga fshati Dorëz i Librazhdit, mbetën të vdekur në vend, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Në automjet udhëtonte edhe vajza dy vjeçe e cila ka mundur të shpëtojë. E mitura ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

(Vasilika Alija dhe Jani Shkurti)
Jani Shkurti dhe Vasilika Alija jetonin e punonin prej disa vitesh në Greqi. Familjet në Librazhd kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pas ekspertizës mjeko-ligjore nga autoritetet greke, pritet të mbërrijnë trupat e pajetë ku do t'u jepet lamtumira e fundit.

(Automjeti ku udhëtonte familja)
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com