Humb jetën një 85-vjeçar, po ecte me biçikletë teksa u përplas nga një motor

Foto ilustruese

Një i moshuar 85-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas njoftimit  të policisë, i moshuari, P.Rrushi, ishte duke lëvizur me biçikletë dhe është përplasur nga një motor.  Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”. Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin, i identifikuar si Kujtim Kombishti.

"Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur "Kthesa e Gungasit" shtetasi  K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip "Trinity" është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

K.T./J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus