Humb njeriun e rëndësishëm, moderatorja prek me dedikimin: Kam ndjerë ç’është dashuria

Humb njeriun e rëndësishëm, moderatorja prek me dedikimin: Kam ndjerë ç’është dashuria

Moderatorja Einxhel Shkira

Dashuria e gjyshërve është ndoshta dashuria më e ndjerë që mund të keni në jetë. Ata janë miqtë tanë për sekretet që nuk ua rrëfejmë dot prindërve dhe mësuesit tanë sa herë që ne shtrojmë një pyetje krejtësisht të pakuptimte.

Dhe me siguri nëse një nga ju i ka humbur gjyshërit ka kaluar një dhimbje të madhe. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe moderatores shqiptare. Einxhel Shkiras, e cila ka humbur gjyshin e saj. Ajo i ka dedikuar të ndjerit një status vërtet prekës në rrjetet sociale.

Status i bërë nga Einxhel Shkira 

"Kush ka ndjerë dorën e gjysherve ti ledhatojë kokën, ka ndjerë se çfarë është dashuria...ka mësuar se nga vjen, kush është e kush do të bëhet kur ka marrë bekimin e tyre..Faleminderit që ishe një gjysh shembull për mua dhe familjen time! I paharruar do të jetë kujtimi yt,"- shkruan Shkira.

Kujtojmë që moderatorja ka hequr dorë prej kohësh nga televizioni.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'