‘Mesazhi dhe shembulli më i gabuar’, Einxheli reagon kundër Sabianit: Totalisht dhunë psikologjike

‘Mesazhi dhe shembulli më i gabuar’, Einxheli reagon kundër Sabianit: Totalisht dhunë psikologjike

Mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkua sërish këngëtari i njohur, Sabiani. Si fillim këngëtari hyri në shtëpi për të takuar vajzën e tij Keisin, ndërsa më pas u prezantua si konkurrent i reality show-t.

Hyrja e Sabianit shkaktoi mjaft të qeshura në shtëpi pasi banorët filluan të aludojnë se si mund të shkojnë raportet mes tij dhe partnerit të Keisit, Kristit. Mirëpo duket se përpos të qeshurave, një pjesë e publikut nuk e ka pritur dhe aq mirë hyrjen e Sabianit në shtëpi.

Mes reagimeve ka qenë dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila teksa postoi një foto në InstaStory, u shpreh se hyrja e këngëtarit është totalisht një dhunë psikologjike për vajzën e tij.

“Pertej shakas, kjo qe ndodhi sesht aspak normale, jo per pjesen e spektaklit, por esht totalisht e pashëndetshme jo vetem si mardhenie, por totalisht nje dhune psikologjike dhe kontroll i frikshem i femijes, sidomos vajzes! Ky ishte mesazhi dhe shembulli me i gabuar”, u shpreh Einxheli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Revista ‘Italia Delight’: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë

Revista ‘Italia Delight’: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë