Humb shkëlqimin e dikurshëm, ‘Oscars’ bie nga froni, ulet me 70% shikueshmëria dekadën e fundit

Humb shkëlqimin e dikurshëm, ‘Oscars’ bie nga froni, ulet me 70% shikueshmëria dekadën e fundit

Oscars 2022

“Oscar” është cilësuar si gjigant i kinematografisë botërore, por duket se shkëlqimi i këtij evenimenti i rëndësishëm kinematografik e ka humbur shkëlqimin dekadën e fundit.

Pavarësisht veshjeve plot hijeshi, incidenteve të paharrueshme dhe filmat e vlerësuar, audienca ka rënë me 70% në dekadën e fundit.

Vlerësimet kanë rënë vazhdimisht që nga viti 2014, përveç vitit 2019, kur pati një rritje modeste prej 3.1 milionë shikuesish. Vitin e kaluar, vlerësimet për shfaqjen ranë me më shumë se 50% nga një vit më parë.

Çmimet ‘Oscar 2022’ tërhoqën më shumë shikues sesa ceremonia e vitit të kaluar, por gjithsesi janë shumë poshtë viteve të mëparshme, shkruan “The Guardian”. Transmetimi gati katër orësh tërhoqi 15.36 milionë shikues sipas të dhënave nga “Nielsen”. Shifrat e audiencës tregojnë një përmirësim prej 56% krahasuar me ceremoninë e vitit 2021, e cila tërhoqi një nivel më të ulët të të gjitha kohërave prej 10.4 milionë shikuesish dhe bëri që Akademia dhe ABC të ndryshonin shumë rregulla në një përpjekje për të tërhequr më shumë shikues. Kështu për shembull Akademia vendosi që ceremonia të drejtohej nga tre prezantuese për herë të parë që nga Jimmy Kimmel në vitin 2018 (ajo ceremoni tërhoqi 26.6 milionë shikues).

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/03/2022 03:39

    Fajin e kane reklamat cdo 10-15 min.Spektakli zgjatet artificialisht.Ato vertet mundesojne financimin e programeve,por jane vdekje per durimin e spektatorit.Dhe pervec kesaj nuk behen reklama qe mbahen mend nga publiku sic bejne per Superball,shtoi ketu dhe listen e falenderimeve pa fund si dhe cmimet per kategorite e prapavijes.Gjithashtu vete spektakli ne teresi duhet bere i paharueshem per publikun,por kam pershtypjen qe regjizoreve dhe skenaristeve u ka shteruar burimi i ideve,tani krijojne vetem rutina te pervitshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën