Dy elektricistë humbën jetën gjatë punës, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier! Dhanë urdhër të kryenin punime të paligjshme

FIER- Një ditë pasi humbën jetën dy eletricistët Gjergj Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, në Roskovec, policia e Fierit ka prangosur Andi Priftin me detyrë drejtor pranë OST-së në Fier si dhe inxhinierin e OST-së Eriseld Lala për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë gjetën vdekjen gjatë punimeve dy elektricistët punonjës të Njësisë Operative Fier.

Sipas burimeve nga policia nuk ishte detyrë e këtyre dy elektricistëve që të kryenin atë punë në shtyllën e tensionit të lartë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku dy elektricistët kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Dy elektricistët humbën jetën në punë, banorët: Ishin të papërtuar dhe specialistë! Keqardhje e madhe

Fqinjët e dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, në fshatin Jogodinë të Pogradecit, të cilët humbën jetën një ditë më parë aksidentalisht në punë shprehen se ato ishin të papërtuar dhe shumë specialistë. Ato tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.

'Njeriu më i rregullt, njeriu më specialist për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur që ato shtylla tepër të amortizuara nuk duhet të hipte.

Njeri shumë i mirë shumë i edukuar gjithë jetë kishte që punonte 64 vjeç. Gjer në kohën e monizimit. keqardhje e madhe. Me bashkimin kam punuar edhe unë. Bashkimi ka qenë njeri i papërtuar ka qenë shumë optimist për punën. me një njeri që je rritur, këto janë gjëra të papritura. Bashkimi bënte vite që po punonte me linjat. Ishte njeri i pakursyer.'-thanë fqinjët.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2021 01:25

    Mendoj qe arrestimi i ketyre te dyve mund te shtyhej per nje date te dyte dhe duhej arrestuar shkaktari i vertete .Pse ? Sepse edhe sikur te mos ishin ngjitur keta,heret a vone kishin per t'u ngjitur personat e duhur dhe te njejtin fat kishin per te patur.Pergjegjesit e vertete te aksidentit jane akoma te lire;pergjegjesit qe duhet te kontrollonin gjendjen e shtylles,ata qe e lejuan te kalonte inspektimin e cilesise se materialit te perberjes se saj me noten 10,etj.Kjo ne kete zone dhe u thye sikur te ishte prej llastiku,po sikur te kishte qene ne bregdet ku te gerryen kripa,po sikur te kishte qene ure me skelet metalik?!Nuk kane arrestuar pergjegjesit e vertete,i kane rene shkurt.Mendoj qe duhen inspektuar te pakten nje here ne 3 vjet shtyllat e konstruksione te ngjashme ,per te evituar aksidente te tilla qe te perseriten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm